Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj nominohet zyrtarisht për kryeministër!

Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj nominohet zyrtarisht për
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zyrtarisht është nominuar për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, në një tubim të mbajtur në Pallatin e Rinisë.

Pas nominimit, Haradianj ka mbajtur fjalën e tij, ku përshëndeti fitoren e Kosovës kundër Çeksië.

“Nuk mundem me fillu fjalimin pa e përshëndetë fitoren e Kosovës sot”, ka thënë Haradinaj.

Më tej ai tha: “Kur ne ishim duke mbrojtur pragun e shtëpisë tonë, atëherë, NATO e prinë nga Amerika na ndihmoi. Ju jemi përjetë mirënjohës. Po kush është shtëpia jonë sot?  Po shtëpia jonë dhe e gjithë komuniteteve është Kosova. Kush është pragu? Pragu është kufiri, Kushtetuta, deklarata e Pavarësisë, është vendimi i GJND-së. Ne e kemi mbrojtur gjithnjë pragun e shtëpisë dhe do ta mbrojmë. Kosova jonë me ushtrinë e vet, me polici, gjyqësi, instuticione, sot është me e sigurt, por populli i Kosovës është zot shtëpie në shtëpi të vet. Kur të vijë dita e 6 tetorit duhet të votojmë për pragun e shtëpisë së sigurt”/E.B-dritare.net