
Klubi i Teutës dhuron për të prekurit nga tërmeti, fitimet nga ndeshja më Skënderbeun!
E Hënë 2 Dhjetor 2019, 20:08
Dritare.net

“#përDurrësin?❤️
Klubi i Futbollit “Teuta” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 14-të ndaj Skënderbeut në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.
Bashkohuni dhe ju në këto ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë Durrësin tonë të, prekur nga tërmeti! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, shkruan klubi i Teutës./E.B-dritare.net

















