
Klosi: Shqipëria ka pronotuar për këtë verë 300 chartera
E Mërkurë 13 Qershor 2018, 21:09
Dritare.net

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ftuar në "Arena" nga Dritan Hila bëri me dije se përveç zënies së të gjitha dhomave të hoteleve, këtë vit në Shqipëri janë prenotuar 300 charter-a.
Klosi: Është fakt që Shqipëria ka pronotuar për këtë verë, 300 charter. Disa herë më shumë se një vit më parë dhe shumë më shumë se disa vite më parë. Sot kemi arritur në momentin ku nuk kemi më dhoma. Ajo që është e rëndësishme të theksojmë që ka filluar plazhi 150 ditor në Shqipëri dhe po shkohet drejt 160, 170 ditor. Ju garantoj se 10 ditë më shumë janë para shumë më shumë. Është larmia e madhe e turistëve të huajnë që vijnë për plazh para sezonit dhe kjo do të ndryshojë edhe mentalitetin e turistëve shqiptarë./Oranews/

















