Klosi: Do të mbështesim turizmin me fonde, për të rritur nivelin e shërbimeve
Dritare.net
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi nëpërmjet këtij bashkërendimi të fondeve të Qeverisë shqiptare dhe fondeve të ardhura si kredi nga Banka për Zhvillim Evropian, por dhe nga fondet që vijnë si grande nga Bashkimi Evropian ne do të kemi shumë mundësi që ti investojmë në dy aspekte. E para shumë e rëndësishme, infrastruktura. Jam këtu për të vazhduar të bëjë avokatin e hotelierëve të zonës së Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, pra Durrës-Kavajë për rrugën dytësore dhe për përfundimin e gjithë rrugëve të brendshme të këtij destinacioni. Është një premtim i marrë nga qeveria shqiptare nga të gjitha nivelet e kësaj qeverie. Do të doja shumë të isha pjesë e këtij programi, që të kishim mundësi që sezonin e ardhshëm ta gjej rrugën dytësore të këtij destinacioni dhe të gjithë unazën të përfunduar. Do të doja shumë që në fillim të sezonit turistik të kishim mundësi të tregonim që kontributin e madh të hotelierëve shqiptarë ne e përkthejmë dhe e transformojmë në mbështetje buxhetore dhe investime konkrete”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.
Programi synon të kontribuoj në turizmin cilësor dhe të qëndrueshëm në rritjen ekonomike dhe konkurrencën në 4 rajone (Berat, Korça, Fier dhe Shkodër). Ai gjithashtu synon që t’i bëjë më atraktive pasuritë kulturore, natyrore dhe të tjera për turistët. Buxheti i përgjithshëm është 105 milion euro./Dritare.net