Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kishte ardhur koha për pak pushim

Kishte ardhur koha për pak pushim
Nga Xhesika Maçi

Të rrembyer nga dallgët e preokupimeve, angazhimeve tona profesionale dhe jo vetëm, kishim lënë mënjanë një pjesë të rëndësishme dhe të qenësishme. Pikërisht atë më njerëzoren, kohë për ne dhe për ata që duam.

Është ekzaktësisht momenti kur çdo gjë pushon që ecuri, së lëvizuri, së funksionuari e mbi të gjitha së qenit kaotik. Për një moment, çdo gjë fiket dhe jo për errësirë por për të dhuruar dritë. Duket paradoksale, ama është e vetmja e vertetë e kristaltë.

Ndalo për një çast! Puna, detyrimet, të sfilisin e të kaplon një rrjedhë e pakuptueshme monotonie. Ndaj ky është gjysmë intervali i një tjetër kapitulli. Kapitulli i shtëpisë. Asaj sfere ku ti je vetvetja. Madje vetem aty ti je vetvetja. Mundësisht dezinfektoni kanalet nga vijnë fjalë e zhurmë pesimizmi. Është vetëm një moment kalimtar, por me i bukuri dhe i papërsëritshmi. Është pikërisht ajo ndalja e botës.

Tashmë u ndal, për të rivazhduar me reflektim, me pozitivitet dhe dashuri. Konceptojini si pushime ekzistenciale , të cilat të mundësojnë të thuash gjera që si ke thënë kurrë më parë, madje të thuash më shpesh: Më fal! Të dua! Shihemi nesër!

Është momenti kur duhet të thuash atë që s'ke mundur dot më parë ta artikulosh, të lexosh, të dëgjosh pa një hark kohor limitues e që të kushtëzon. Të qëndrosh pa një agjendë programuese që të pengon. Edhe të pengosh çdo gjë që dikur të programonte ty. Nëse toka kishte nevojë për pakëz qetësi, rimekëmbje, bëje edhe ti. Kupto që kishte ardhur koha per pak pushim!/dritare.net