Kërcënimet ndaj ambasadorit të OSBE, Berisha: Është i lidhur me Ramën, ne nuk e kemi dashur kurrë

Ish-kryeministri  Sali Berisha ka komentuar kërcënimin ndaj  ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt.

Ai tha se ambasadori ka qenë i njëanshëm dhe i lidhur me kryeministrin Rama, por sipas protesta tek shtëpia nuk duhej të ishte bërë.

“Tani ambasadori Borchardt ka ardhur në Shqipëri pas një letre që opozita i ka bërë sekretarit të përgjithshëm të OSBE që ka kundërshtuar emërimin e tij. Duke e konsideruar ambasadorin si një njeri të lidhur këmbë e kokë me Ramën, për këtë arsye e kemi bërë letrën. Mendoj se ambasadori i cili erdhi i takonte të dëshmonte paanësi, të dëshmonte paanësi në qëndrimet e tij në mënyrë që të fitonte dhe besimin e opozitës. Por po u jap një shembull, që një periudhë para një muaji ndodhi që në tre javë 7 gazetarë u agresuan. Njeriu i parë që duhet të reagonte është ambasadori Borchardt. Të mbronte gazetarët, OSBE ka një komisar të veçantë për mediat. Nuk shqipëroi një fjalë, më ka bërë përshtypje. U bë e neveritshme ajo. Tani e bëri ky për miqësinë që ka ndaj Ramës, por kjo nuk i bëri mirë për demokracinë. Ka një problem madhor, u bë një akt deklaratë dhe pas 10 minutash u hoq ajo dhe doli tjetër. Opozita ka të drejtë të dyshojë, ishte deklaratë e kryeministrit ajo”, theksoi Berisha.

LEXO DHE :  Kujdes, policia ju vëzhgon/Pezullohen 111 leje drejtimi

“E drejtë që të protestohet tek shtëpia e tij jo, tek zyra e tij po. Ne e kemi atë kodin për të huajt nuk duhet shkuar tek shtëpia e tij, edhe sikur të mos ishte ambasador. Por një shpjegim për deklarata duhet ta bënte. Kur dëgjova se i është kërcënuar jeta iu them të drejtën mendova se ishte dërguar mesazh. Por karta nuk janë kërcënim për jetën”, deklaroi më tej Berisha./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.