Na ndiqni edhe në

Shëndet

Keni një gungë në qafën tuaj ose prapa veshit? Ja çfarë duhet të dini!

Keni një gungë në qafën tuaj ose prapa veshit? Ja
Kisti epidermik është një dukuri relativisht e zakonshme për shumë njerëz. Disa njerëz i referohen kistit epidermik si kist dhjamor, por ky është një gabim që njerëzit e bëjnë vazhdimisht. Sipas Klinikës Mayo, kistet dhjamore vërtet janë të rralla dhe  e kanë origjinën nga gjendrat dhjamore që lubrifikojnë lëkurën dhe flokët.

Zakonisht pa dhimbje, kistet dhjamore nuk kërkojnë trajtim. Megjithatë , ndonjëherë infeksioni ose aspekti estetik i  detyron njerëzit të zgjedhin heqjen e tyre.  Ndërkohë, që ka shumë metoda  natyrale mjekësore për të trajtuar heqjen e tyre, opsion për një trajtim dhe shërim sa më natyral, për shumë njerëz. Këtu, dritare.net do të disktutojë shumë opsione. Metodat shtëpiake që mund t’i përdorni vetë. për heqjen e kistit epidermik.

Për fat të mirë,  disa gjëra që mund t’i keni në shtëpi mund të të ndihmojnë që të heqni kistin e lëkurës. Ja çfarë ju këshillon dritare.net:

Uthulla e mollës

Acidi acetik që ndodhet në uthullën e mollës, është një përbërës I dobishëm në luftën kundër kistëve. Shërben për të mbrojtur lëkurën nga bakteret dhe vret infeksionet që sjell kisti. Vetëm apliko uthullën e mollës në zonën e infektuar dhe mbuloje me fashë. Kjo gjë, duhet bërë çdo ditë për një javë derisa një kore të formohet mbi kistin. Hiqe pjesën e fortë  të kores mbi kist. Hiqe pjesën e fortë për të lejuar tharjen e kistit. Mbaj zonën e pastër për një javë , një shtresë e re lëkure do të dalë.

Luleradhiqe

Një lugë gjelle e luleradhiqes e përzier me violë mund të luftojë infeksionin e formuar nga kisti. Thjesht lëre përbërjen në ujë të valuar për 45 minuta.  Përbërjen pije 4 herë në ditë, për 10 ditë rrjesht. Mund ta përdorni edhe direkt në kist për lehtësi.

Kripa Epsom

Kripa Epsom than lëkurën e infektuar. Mbushni një vaskë me ujë pastaj hidhni kripë Epsom në të. Zhytuni në vaskë dhe lejoni kripën të lehtësojë dhimbjen dhe enjten e lidhur me kistin.

Aloe Vera

Aloe Vera përdorej prej kohësh për të qetësuar lëkurën  në kushte të ndryshme të lëkurës. Ju mund të aplikoni lëngun e bimës direkt në kist ose për rezultate më  të shpejta pini lëngun e e Aloe  Verës.

Qumështi

Qumështi është një mundësi e mirë për heqjen e kistit. Thjesht mbush një qese çaji dhe mbaje gjatë natës në kist. Duke e bërë këtë gjë vazhdimisht kisti do të zvogëlohet në madhësi dhe do të shërohet më shpejt.

Mjalti

Përzierja e bërë me mjaltë, barishte dhe banane është një kombinim që ndihmon në heqjen e kistit.Vendose përbërjen në zonën e infektuar dhe mbuloje me një leckë gjatë natës. Aplikimi i rregullt do të ndihmojë në shërimin e saj.

Vaji i ricinit

Për reduktimin e menjëhershëm në madhësi ngroh vajin e ricinit. Apliko vajin e ricinit në kist dhe mbuloje me një qese të mbushur me ujë të ngrohtë ose një leckë.

Kistet epidermike janë mjaft të zakonshme dhe zakonisht nuk  duhet të alarmoheni. Megjithatë nëse kisti çahet, infektohet ose bëhët burim dhimbjeje, atëherë duhet të kërkoni kujdes mjekësor./Përshtati: Jonida Dama/dritare.net