Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Keni lënë punën? Ja disa mënyra si të nisni një punë edhe më të mirë!

Keni lënë punën? Ja disa mënyra si të nisni një

Të ndërpresësh një punë dhe lëvizja në diçka të re është vërtet një proces  i vështirë.  Mendoni se si janë ndjerë punonjësit të cilët kanë lënë kompanitë më të mëdha. Shumë prej të tyre e përshkruajnë largimin, si mundësi për t’u trajnuar në ndërmarrje të reja dhe për të hartuar kursin e tyre në botën e biznesit, informon dritare.net

Ja disa nga njerëzit që kanë lënë në kompani si Google, Apple dhe Facebook  mësojnëse si të merrni kontrollin e karrierës suaj:

Jini të drejtpërdrejtë! CEO dhe bashkëthemeluesi i WayUp, iu drejtua Google për intervistë, kur ishte në vitin e fundit në kolegj. Ajo nuk po planifikonte të qëndronte aty gjithmonë dhe Wessel u tregua e drejtëpërdrejtë  duke thënë që  jam shumë i interesuar ta marr këtë, por nëse e marr , dua të largohem për dy vjet. Wessel e dinte që donte të  themelonte biznesin e vet dhe rekrutuesit e Google ishin jashtëzakonisht përkrahës për planit e saj. Pas dy vjetësh në gjigantin e teknologjisë, ajo u largua. Por Wessel, të kesh një plan dhe të gjesh një mjedis inkurajues dhe edukativ si Google është një hap vendimtar për zhvillimin profesional.

Dëgjo tregun! Joe Meyer ishte CEO i HopStop kur Apple bleu biznesin për 1 miliard dollarë në 2013. Ai  mbeti në Apple për dy vjet , përpara se të themelonte  faqen e tij Exec Thread. Joe Meyer tha se ishte e vështirë të largohej, sepse aty e kishin trajtuar shumë mirë dhe nuk e kishte patur të lehtë ikjen. Kompania ku Meyer punoi e ndihmoi shumë për suksesin e biznesit të tij. Por, pavarsisht se puna e tij po merrte vëmendje ai e dinte se kishte ardhur koha të largohej, informon dritare.net

Gjeni diçka për të bërë! Chris Gomersall ishte strategu i parë kreativ i Facebook dhe Instagram-it. Ai e donte punën e tij, megjithatë, ai e la atë në vitin 2015 për të filluar nw  kompaninë  Atomized.Fillimisht ai i kishte nisur Atomized si një projekt dytësor, por tha se kurrë nuk e kishte ndjerë si punë shtesë. Gomersall mendonte se të bësh një punë që ti e do, nuk të duket aspak si punë.  Ai tha se e dinte se ishte koha për të lëvizur dhe për të filluar diçka të re. Chris Gomersall rekomandon që shumica e njerëzve të largohen nga puna, vetëm kur ata janë të sigurtë se një mundësi më e mirë dhe më e kënaqshme i pret.

Ecni me hapa fëmijësh! Kur bëhet fjalë për karrierën tuaj ose për të lënë punën tuaj, nuk ka asgjë të gabuar nëse bëni disa hapa të vegjël, para se të merrni një vendim të madh. Në shumë raste, kjo mund t'ju ndalojë të bëni një lëvizje katastrofike të karrierës, informon dritare.net.

Kathryn Minshew, CEO dhe bashkëthemelues i faqes Muse, ka punuar në McKinsey dhe Clinton Health Access Initiative përpara se të fillonte  biznesin e saj. Ajo tha se nisja e disa hapave të vegjël për diçka të re nuk është asnjëherë një ide e keqe. “Mos kini frikë të filloni me gjëra të vogla", tha ajo. "Gjeni një organizatë jofitimprurëse ose një organizatë lokale ku mund të ndani në mënyrë vullnetare aftësitë tuaja gjatë fundjavave ose disa orë çdo javë, në mënyrë që të filloni të ndërtoni disa eksperiencë dhe të filloni të kuptoni se si duket ajo çfarë ju dëshironi të bëni”.

Bisedoni me njerëzit që e  kanë bërë punën e tyre me dëshirë të plotë.

 Bëjini pyetje vetes! Nëse doni të bëni një hap profesional, ju do të duhet të jeni të sinqertë me veten për atë çfarë  dëshironi. Drejtori i Përgjithshëm i Refdash dhe bashkëthemeluesi Nikola Otasevic punoi dy vjet në Google. Para se të largohej, ai tha se duhej t'u përgjigjej disa pyetjeve për veten. Domethënë, ai mendonte nëse dëshironte të fillonte biznesin e tij, çfarë e nxiti atë në karrierën e tij dhe në çfarë mjedisi dëshironte të punonte. 

Kushtojini vëmendje mënyrës se si ndiheni të dielave!  Sameer Syed ish-bankieri i  JPMorgan tha se ai gjithmonë i kushtonte vëmendje mënyrës  si ai ndihej në fundjavë. “Kur isha te financa, çdo të diel në darkë ndihesha i dëshpëruar ,- tha ai . Gjithmonë  mendoja,- Oh Zot, unë kam punë nesër. Oh Zot, duhet të zgjohem herët “. Ai përfundoi duke hequr dorë nga bankat e investimeve në qershor 2012. Sameer Syed  tani punon në partneritetet strategjike në Google dhe organizon tryeza të rrumbullakëta tremujore të njohura si Wall Street për Silicon Valley për të ndihmuar profesionistët financiarë që të punwsohen, informon dritare.net

Bëni projekte që iu entuziazmojnë! Eric Lewis  ka punuar në Black & Decker, Amazon, dhe Google, përpara se të bashkëpunonte me Casper. Lewis u tërhoq nga "shkallëzimi i shpejtë" i kompanisë dhe mundësia për të punuar në një mjedis ku ajo ndihej e ngazëllyer për cdo proçes punë që bënte.

Mos u frikësoni nga e panjohura!

Jose Llorens punoi në Google për tre vjet përpara se të shkruante romanin e tij "Koha në Tokë".  "Unë kam pasur këtë histori në mendjen time për pesë vitet e fundit. Sa më shumë udhëtova dhe sa më shumë njerëz që takova, aq më shumë narracioni mori formë në mendjen time, deri në pikën që duhej të merrja koha për ta shpërndarë  atë që dija ". Jo gjithmonë është e mjaftueshme që të kemi vetëm një punë. Është e rëndësishme për njerëzit që të marrin rreziqe në mënyrë që të mundim frikën tonë natyrore nga e panjohura. /Marrë nga Business Insider /e.b- dritare.net