
Kelvi Kadilli: Motrat Vjollca nuk janë prezantuese, nuk kanë aftësi
E Hënë 13 Janar 2020, 13:01
Dritare.net

Kelvi tha se për të nuk kishte kuptim që Marina të ironizojë Alketa Vejsiun.
“Është njësoj si të flas unë për Ardit Gjebrenë”.
Më tej ai tha se:
“Nuk mendoj se janë prezantuese, as njëra as tjetra. Nuk kanë ndonjë aftësi për të prezantuar. Luana është e lezetshme, është mësuar gjatë rrugës. Nuk mund të them që është një ‘show girl’, se është fjalë e madhe, por nuk ka si Luana tjetër në Shqipëri. Kjo sepse është ambicioze, e zgjuar dhe punon shumë. Çdo gjë e bën vetë, dhe këtë e kam parë”, tha Kelvin në ThumbOn./L.F-dritare.net

















