KE nuk pranon kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë

Komisioni Evropian nuk ka pranuar  kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave, ndaj shqiptarëve.  Një zëdhënës i Komisionit Evropian bën të ditur se në situatën aktuale, rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza.”, – bën të ditur për tirananews.al zëdhënësi i KE-së.

Në fund të majit, Holanda i kërkoi zyrtarisht Komisionit Evropian që të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë. Shkak për këtë vendim të Parlamentit Holandez është bërë kriminaliteti i shtuar i Shqiptarëve që vepron atje. Parlamenti zhvilloi diskutime për këtë çështje në 11 prill dhe sot ka votuar mocionin, ku 105 nga 150 deputetë kërkojnë që të pezullohet përkohësisht liberalizimi i vizave për shqiptarët. Kundër Shqipërisë votuan 9 parti politike në Holandë (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD), nga të cilat 3 parti janë pjesë e qeverisë. Madje, pjesë e votimit që kërkojnë pezullimin e vizave janë dhe partitë e dy ministrave, atij të Jashtëm e atij të Drejtësisë, që më herët patën thënë se Shqipëria i plotëson kriteret e veprimit në Shengen./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Si Petrit Leka, një trafikant heroine vrau vajzën e tij për përdorim droge!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP