Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kavajë/ Plagosi 60-vjeçarin në furrën e bukës, arrestohet autori

Kavajë/ Plagosi 60-vjeçarin në furrën e bukës,
Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë mëngjesin e së premtes në një furrë buke në Kavajë, për shkak të një konflikti pronësie.  Shtetasi S.T 26-vjeç ka plagosur 60-vjeçarin me iniciale E.K me armën e gjahut. 60-vjeçari ndodhet në spital  nën kujdesin mjekësor. Ndërkohë policia njofton se ka arrestuar autorin.

"Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:     1T., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.",- njofton policia./K.C/dritare.net