Një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane, është arrestuar nga policia e Durrësit.
Në kuadër të operacionit “Ekstradimi”, u kap me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuari për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, shtetasi S.J., banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit, Itali.
Atij i është caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./E.B-dritare.net