Koncerti i parë në Labovën e Kryqit dhe dasmat e Libohovës!
E Mërkurë 13 Maj 2026, 20:08
Dritare.net

Nga arkiva e mjeshtrit të fotografisë Stefan Gajo vjen një dëshmi e rrallë e një kohe që nuk përsëritet më: tingujt e një koncerti në Labovën e Kryqit dhe jehona e dasmave tradicionale të Libohovës, të mbledhura në një potpuri që mbart kujtesën e një kulture të gjallë.
Te Rapi i Libohovës, rreth vitit 1972, këto zëra u bënë pjesë e një historie që do të kapërcente kufijtë e kohës.
Prej këtij koncerti është ruajtur një fragment me rëndësi të veçantë, që më vonë do të shërbente si një nga gurët e parë në rrugën drejt njohjes së isopolifonisë shqiptare nga UNESCO si trashëgimi kulturore botërore./dritare.net