Na ndiqni edhe në

Sport

Juventus shpartallon Udinezen me 10 lojtarë

Juventus shpartallon Udinezen  me 10 lojtarë

Juventus ka marrë një fitore të madhe ndaj skuadrës së Udinezes duke triumfuar me rezultatin e thellë 2-6. Skuadra e Juventus luajti për rreth 65-min me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Manxukiç gjatë minutës së 26 të pjesës së parë, por kjo nuk i ndali të besuarit e Alegrit për të luftuar për tre pikshin.

Udineze kaloi në avantazh që në minutën e 8 me anë të talentit Perika, por Saimir   shkaktoi një autogol në minutën e 14 dhe shifrat u barazuan.

Në minutën e 20 Kedira shënon një super gol duke përmbysur rezultatin  i cili u barazua sërisht nga Danilo në minutën e 47. Në të 52-tën Rugano shënoi golin e tretë për Juventusin, ndërsa Kedira shënoi dy gola të tjerë në minutat 59 dhe 87. Në të 90-n ishte Pjaniç që vulosi fatin e këtij takimi .Pas kësaj ndeshjeje, Juventusi ngjitet në kuotën e 22 pikëve duke mbajtur vendin e 3-të në renditje.D.M-Dritare.net