Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ju prishet ushqimi dhe nuk dini çfarë të bëni? Shikoni sugjerimet tona!

Ju prishet ushqimi dhe nuk dini çfarë të bëni? Shikoni
Të gjithë ne kemi probleme me ushqimet, pasi shumica e tyre prishen shumë shpejt, sidomos gjatë verës. Ja pra dritare.net ju ndihmon edhe këtu. Për të mbajtur sa më gjatë dhe më freskët ushqimin tuaj, ne ju sjellim disa mënyra për ta realizuar këtë gjë. Nëse ndiqni këshillat tona, nuk keni pse e hidhni ushqimin, pasi ai nuk do t'u prishet.

Ja mënyrat që dritare.net sjell për ju!

Rezultate imazhesh për keep the food fresh

1- Nëse ju e ngrini qumështin, ai mund të rezistojë për një muaj.

Qumështi shpeshherë na prishet, sepse nuk i reziston dot nxehtësisë. Ja pra dritare.net ju sugjeron që, ta fusni qumështin në një shishe ose bidon dhe e vendosni të ngrijë në frigorifer.  Pas kësaj ai do të zgjasë për një kohë më të gjatë.

2- Përdorni mbajtëset e akullit për të ngrirë vezët.

Edhe vezët janë shumë problematike, sidomos gjatë verës. Ju mund t'i kurseni lekët tuaja dhe të parandaloni që vezët t'ju prishen vetëm duke ndjekur sugjerimin e dritare.net.

Merrni mbajtëset e akullit, fusni vezët në ngrirje dhe ato do të rezistojnë për një kohë të gjatë.

3- Ngrini salcën

Nuk ju reziston për dy ditë, sapo e blini dhe shihni që pas dy ditësh ajo ka zënë myk?   Epo mos u mërzisni, por thjeshtë ndiqni këshillën që dritare.net sjell për ju.

Merrni vazon e salcës dhe e fusni në ngrirje, atëherë ajo nuk do t'ju prishet dhe do rezistojë më gjatë.

4- Sallat jeshile, e freskët për një kohë të gjatë.

Sallata jeshile është një nga zarzavatet që prishet më shpejt. Nëse ajo vyshket ajo nuk mund të konsumohet më. Prandaj edhe në këtë rast ju vjen më ndihmë dritare.net, duke ju sugjeruar që ta mbani në një vend më të freskët. Për shembull, frigoriferi është i vetmi që mund ta mbajë atë të freskët. E fusni sallatën aty dhe ajo do të rezistojë më gjatë.

5- Futini mollët në frigorifer për të rezistuar më gjatë!

Edhe në këtë rast frigoriferi do t'ju ndihmojë shumë. Si fillim i lani mollët me ujë të ftohtë dhe i fusni në frigorifer. Aty ato do të rezistojnë shumë se një muaj. Dhe ju mund t'i hani pas pasur frikë se janë të prishura.

6- Futini karotat në një vazo qelqi

Karotat gjithashtu prishen shumë shpejt.  Ju duhet që të merrni një vazo, i merrni me kujdes pa i dëmtuar dhe i lini aty. Do të vini re një ndryshim, ato nuk do të prishen më si dikur.

7- Ruajta e kosit, djathit dhe gjalpit për një muaj

A e dinit se ju mund ta ruani kosin, gjalpin, djathin për një muaj pa u prishur? Por si mund të bëhet kjo?

Këto produkte i mbani në një enë prej balte, dukë i ruajtur aty, ato do të rezistojnë më shumë dhe nuk do të preken nga bakteret. Gjithashtu dritare.net ju sugjeron t'i mbani në një vend të freskët.

8- Si t'i ruani qepët e njoma, pa ju prishur!

Qepët prishen shumë shpejt, ato nuk mund t'i rezistojnë diellit ose vapës. Dritare.net ju sugjeron t'i fusni  në një vazo me ujë  dhe ato do të rezistojnë më gjatë pa u prishur./Përshtati:Kadrije Çako/Dritare.net