Asli Kizmaz është një nga fenomenet më të kohës përsa I përket rrjeteve sociale. Është një nënë e përkushtuar dhe është e martuar me aktorin e njohur nga seriali “Dashuri e Ndaluar” për rolin e tij si Nihat, Ilker Kizmaz. Ajo ka lindur në gusht të vitit 1983 dhe është 33 vjece. Edhe pse e martuar me një aktor ajo nuk është ndikuar nga profesioni I bashkëshortit të saj për të qenë e famshme por ka vendosur të bëjë dicka ndryshe. Ajo është një fenomen sin ë Instagram ashtu edhe në youtube. Është shumë e thjeshtë në jetën që bën dhe nuk ngurron ta shfaqë këtë thjeshtësi kudo. Ajo I merr gjërat me shumë sportivitet dhe nuk preket fare kur e ofendojnë, madje I merr gjërat me të qeshur. Shumë nga fansat e bashkëshortit të saj nuk e pëlqejnë atë por Asli e ka një përgjigje për të gjithë ata. Dritare.net informon se ajo poston shumë video në kanalin e saj në you tube dhe ka filluar të postojë video që në momentin e parë kur ka marrë vesh se është shtatzënë. Asli Kizmaz ka arritur të fitojë një numër të madh ndjekësish në Instagram falë sjelljeve miqësore dhe të gëzuara./M.S-Dritare.net
