
Horoskopi javor i Virgjëreshës 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas
E Diel 19 Janar 2025, 18:06
Dritare.net
Këtë javë do jeni me shumë fat. Planetët do ju përkëdhelin tej mase. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë e qetë dhe pa të reja. Mundohuni të paktën të mos e lini pas dore njëri-tjetrin sepse kjo do sjellë probleme më vonë. Ju beqarët do jeni të papërqendruar dhe nuk do arrini dot të krijoni një lidhje të qëndrueshme. As kjo javë nuk do jetë e duhura për ju. Buxheti fatmirësisht do jetë i mirë. Vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat dhe të mos shpenzoni kuturu. Shëndeti në përgjithësi do jetë i qetë. Pak kujdes duhet të bëni nëse jeni me dietë. Në punë do iu bëhen propozime interesante të cilat nuk duhet t’i humbni. Vetëm në këtë mënyrë do arrini atje ku keni pasur gjithmonë synim. /dritare.net

















