Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Javë e trishtë për mjekësinë

Javë e trishtë për mjekësinë
Nga Erifili Tili, mjeke

…. per disa ka filluar te henen ne darke, e per ne te tjeret te marten ne mengjes. Nga ta shtrinim hidherimin me pare. Dy ngjarje njeheresh na e coptuan zemren, si njerez te theshte, po edhe si mjeke. Puna duhet te vazhdonte. Pas kesaj spitalet nuk mund te zbrazeshin, e te na prisnin ne mjekeve te merrmin veten. Ambulancat me sirenat e tyre me duket sikur kane oshetire kete jave me shume se kurre. Nuk e di a me duket mua, apo ishte e vertet keshtu. Enderr e keqe qe nuk e di sa do zgjate.

Nuk e besoj, te kete mes nesh njerez qe nuk e kane vuajtur vdekjen. E kane vuajtur femije, qe kane humbur prindin, e kane vuajtur prinder qe kane humbur femijen, e kane vuajtur edhe ata qe e kane pare si te rradhes. Nuk besoj se VDEKJA ka qene ndonjehere “e bukur”. Edhe une e kam provuar….. Shume e rende ishte…. Megjithese edhe spitalit ju drejtova, me shpresen time te fundit, por as atje nuk fitova une, por ajo. Nuk me pyeti se isha mjeke, nuk me dha shans te fitoja, edhe se dija por edhe se doja. Jeten e kisha kujtuar si nje perralle irrealiste. E pas kesaj i dhashe force vetes te kuptoja realitetin.

A mund te mendojme se ka vetem JETE? Po kur themi “nderroi jete”, mos eshte kjo nje shprese e mire e besimtaresve per nje jete qe diku tjeter vazhdon? Ndjese ne se keto duken lojra fjalesh.

Por ne fakt u be dite qe diskutimet po arrijne kulmin. Nje jete u mbyll e nje tjetre, nuk i dihet akoma. Vajzen nuk e fitojme dot me. Mjekun do te desha ta fitonim. Nuk me duhet vetem mua si nje koleg apo si nje mik, por na duhet te gjitheve. Shume po ikin per te mos u kthyer me ne kete vend, prandaj uroj edhe te mos kemi te tilla humbje.

…… A mos mendoni se ky koleg vetem e ka veshtruar vdekjen e kesaj vajze? Te jeni te bindur qe jo. Ata kane luftuar te dy se bashku. Ajo te mbijetonte e ai ta shpetonte. Dijet qe mjeku grumbullon ne vite nga arritjet e shkences apo eksperienca personale, jane nje liber me qindra volume ne koken e tij, qe ne nje moment si ky, i shpalos me nje shpejtesi marramendese. Jo vetem kaq, por therret te tjere per ndihme, sepse mendon, se duart e mendja e tij nuk mjaftojne.

…… A mund ta mendoni mjekun si nje makine qe punon vete apo si nje loder qe kurdiset?

……. A mund te kuptoni qe brenda tij ka nje shpirt, qe vuan deri ne infinit, per ate cka ai nuk mund ta ariije. Nuk besoj se mund te gjeni indiferente ne nje situate te tille. Ne luftra te tilla te gjithe kemi hyre, jemi share mes kolegesh e bashkepuntoresh, jemi shtyre e peshtyre, i kemi uluritur njeri tjetrit edhe pse kemi qene prane vecse te koka e pacientit. E ne se, ne fund kemi fituar, jemi perqafuar e kemi harruar gjithka, kemi qeshur si femije, kemi fluturuar nga gezimi. Me thoni kush tjeter e provon kete, ekonomisti, mesuesi, inxhinjeri, guzhinjeri apo politikani?

…… A mund te besoni se deri tani ky mjek dhe koleget e tij, kane shpetuar shpetuar qindra jete? Dhe, ne se ka vetem nje gje te bukur py profesion, eshte pikerisht nje jete e shpetuar.

…… A e dini si me ka thene nje femije i nje kolegu teper te suksesshem? Cfare babai kam une? Une nuk e njoh… Ai sheh vetem punen e vet. C’me duhet mua puna e tij? Kjo pra eshte puna e mjekut shume te perkushtuar.

…… A mund te pranojme, se ky mjek nuk kishte me forca per te perballuar kete dhimbje,  e zgjodhi kete fund per veten e tij? Kujt i trembet njeriu me shume, vdekjes apo ndeshkimit? Besoj se te pares.

…… Sot te gjithe ne vrapojne te blejne makina, … te medha, …. te bukura, …. te fuqishme, etj., etj dhe asnjehere nuk mendojne se me te, do te udhetoje jeta dhe vdekja. Aksidentet, cdo dite marrin jete njerezish. Ndeshkime personale pas ketyre nuk degjojme te kete, e automjetet shtohen cdo dite. Bien termete e ndodhin permbytje, ku humbim shume njerez. Dhimbja eshte e madhe, por veteflijime pas tyre nuk degjojme. Ne sa vende luftohet sot, si pasoje e politikave te gabuara. Sa shume njerez humbet ne to, por asnje politikan nuk kam degjuar te vuaje per ta. Pra humbje ka dhe do te kete, jo vetem ne mjeksi, por puna eshte te mos i shtojme ato.

…… Vajza nuk e fitoi dot kete beteje, edhe mjeket jo. Kjo ka ndodhur edhe ne  boten teper te zhvilluar. Fat i keq i ketij nderlikimi te anestezise. Dhimja eshte shume e madhe dhe ja vlen te diskutojme. Shkenca do vazhdoje te studjoje e provoje per te, e le te shpresojme ne nje te ardhme me te mire.

Ne situata te tilla shume te renda, uroj te jemi te vetepermbajtur e te matur per ato qe themi, sidomos per familiaret. Me vjen keq, qe per te prodhuar lajm, gazetare te paspecializuar raportojne situaten ne menyre aspak profesionale e aspak korrekt ne terminologje. Me duket normale te lajmerosh ngjarjen, por ju lutem mos merrni persiper te gjykoni. Ka insitucione te ligjeruara per kete. Vetem ne se do te kini durimin, te prisni perfundimin e ekspertizes mjeksore ligjore, keni mundesine te raportoni te verteten. Asnje nga keta gazetare nuk ndeshkohet per gabimet qe ben.

Ne fillimisht mbarojme mjeksi te pergjitheshme, e me pas specializohemi ne nje fushe te vecante te mjeksise, te cilen e ushtrojme gjate gjithe jetes tone profesionale. Pra nuk mund te bejme cdo gje. Mendoj se ju, pikesrisht ketu gaboni, duke marre persiper te beni kopetentin per cdo problem. Por duhet te kutoni, sa shume demtoni. Mos i ktheni lajmet ne thashetheme te shemtuara, por jepini cdo gjeje dinjitetin e duhur. Vetem keshtu do te rritni edhe dinjitetin tuaj. Edhe ju me fjalen tuaj vrisni ose beheni shkak qe te tjere te vrasin.

E me ne fund, deshat t’ju lutesha te gjithe ju bashkebiseduesve te kesaj “jave te trishte”, sidomos ju te rrjeteve sociale, …. beni edhe ju kujdes kur shkruani, kur gjykoni e kur ndeshkoni. Mjeku eshte vlere e nje kombi, eshte pjese e familjeve tuaja.

Pra le te kujdesemi secili ne pozicionin e vet, se vetem athere gjerat do te shkojne me mire.

Uroj qe vajza te prehet ne paqe, e familiaret te gjejne force per te perballuar kete dhimbje te madhe. Respekt per pronuncimin e familiareve: Nuk duam nje vdekje te dyte.

Uroj qe mjekun te mos e humbim.

Uroj qe mjeksia te ndihmoje ne maksimum te gjithe ata qe kane nevoje./dritare.net