Lëreni ushqimin para tij, por mos insistoni. Kur shkoni në pazar merreni me vete fëmijën, gatuani para tij ose ujitini perimet me të.
Shumica e fëmijëve vetëm do të ngrysin fytyrën kur t’i shohin perimet dhe do t’i largojnë nga tavolina. Ky është reagim klasik i fëmijëve, mirëpo është e njohur nga të gjithë sa të shëndetshme janë perimet për rritjen dhe zhvillimin e tyre, prandaj ngrënia e perimeve duhet të konsumohet patjetër nga ata.
Kur ia vini racionin fëmijës para në tavolinë, mos insistoni që ta hajë. Vetëm vendosjani pjatën përpara dhe sqarojani që perimet janë të shëndetshme, që nga ato do të bëhet i fuqishëm si personazhi i filmit që preferon.
Përfshijeni fëmijën tuaj gjatë momentit të gatimit dhe zbukurojani pjatën me majdanoz, karota apo me ndonjë perime tjetër.
Pra, kini durim dhe mos hiqni dorë derisa fëmija të fillojë të hajë sasi të mjaftueshme të artikujve të shëndetshëm.