Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si të kuptoni nëse dikush ka rënë në dashuri me ju!

Ja si të kuptoni nëse dikush ka rënë në dashuri me ju!
Kur biem në dashuri, trupi ynë përgjigjet duke na bërë të ndihemi të lumtur, të kënaqur dhe të ekzaltuar. Ndjenja e fluturave në stomak, skuqja ose djersitja, janë shenja se ju keni rënë në dashuri.

Jo vetëm ka ndryshime të veçanta emocionale që lidhen me rënien dashuri, por mund të ketë edhe ndryshime hormonale dhe psikologjike.

Rezultate imazhesh për bie ne dashuri

Por si do ta kuptoni ju, nëse dikush ka rënë në dashuri me ju ose jo? Dritare.net sjell për ju 6 shenjat e zakonshme, që ju tregojnë se dikush ka rënë në dashuri me ju.

Sytë

Kur dikush ka rënë në dashuri me ju, ai person nuk ju shqit sytë. Një studim thotë se, nëse mund të vështrosh në sytë e një personi për një kohë të gjatë, do të biesh në dashuri me të.

Do të vdisja për ty

Kur biem në dashuri, shprehja me klishe që përdorim është ‘Do të vdisja për ty”. Nëse dikush ta thotë, këtë shprehje, atëherë ai ka rënë në dashuri kokë e këmbë me ju.

Oksitocina ose hormoni i dashurisë, vepron si një lidhje mes njerëzve që e duan njëri-tjetrin. Ky hormon na bën gjithashtu të kemi më shumë dhimbje fizike dhe durim për të marrë rreziqe. Prandaj edhe shumë njerëz përdorin shprehje,: “O vdeksha unë për ty”.

Ndryshime hormonale

Çfarë na bën ne të ndihemi të fortë, për dikë që duam? E pra përgjigjja qëndron te  hormonet tuaja. Disa hormone i bëjnë njerëzit të ndihen romantikë dhe të pasionuar për të dashurit e tyre.

Në fillim, meshkujt kanë tendencë të jenë më agresivë dhe të pasionuar, pasi niveli i testosteronit është mjaft i lartë. Por, ndërsa oksitocina fillon të rritet, burrat bëhen më romantikë dhe më të kujdesshëm. Gratë, nga ana tjetër, kanë një fenomen të kundërt. Fillimisht, ato janë të sunduara nga lidhja dhe jo nga intimiteti, informon dritare.net

Ndryshime të zërit

Sipas një studimi të fundit, femrat flasin me një ton më të butë, karshi mashkullit që ato kanë rënë në dashuri. Ndërsa meshkujt me zë më të trashë dhe burrëror.

Skuqja e fytyrës te gratë

Nëse ju skuqeni pasi shihni një djalë të bukur ose vajzë, kjo do të thotë se ju keni rënë në dashuri. Megjithëse, shumë studiues këtë fenomen  e përcaktojnë edhe si shqetësim emocional, kur dikush ndihet i ngazëlluar., informon dritare.net

Stresi

Përvoja e rënies në dashuri mund të jetë e ëmbël, por nganjëherë, emocionet mund të jenë të mëdha. Disa njerëz e çojnë lidhjen deri në ekstrem, [asi fillojnë të ndihen keq me shëndetin e tyre. Nëse keni vështirësi, stres kjo do të thotë se ju mund të keni rënë në dashuri./Përshtati; Kadrije Çako/dritare.net