Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si kanë votuar shqiptarët në sondazhin për dekretin e Metës!

Ja si kanë votuar shqiptarët në sondazhin për dekretin e
Pas tërmetit në politikë të shkaktuar nga dekreti i presidentit Meta per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin më të fundit të opinionit publik mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për 30 qershorin.

Si e gjykojnë shqiptarët konfliktin e rëndë institucional mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama dhe çfarë mendojnë ata se do te ndodhë në 30 qershor?

Ç’mendojnë shqiptaret për vendimin e  socialisteve për të kërkuar në Kuvend shkarkimin e presidentit Meta? Në rast se kriza politike dhe institucionale do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme për kë parti do të votonin sot shqiptarët?

Rreth 60 % e personave të anketuar mendojnë se dekreti i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit është i gabuar.

Vetëm 38.8 e gjykojnë të drejtë.

Presidenti Ilir Meta anuloi zgjedhjet pa afat, me një dekret të dytë që rrëzoi atë të 30 qershorit, dekret që deri më tani është injoruar nga mazhoranca, por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka vijuar normalisht me procesin zgjedhor.

Nga gjetjet e sondazhit rezulton se vetëm 47.4% të votuesve që thonë se do të votonin për LSI e kanë vlerësuar si të drejtë vendimin e presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërkohë, në radhët e demokratëve, vetëm 40.6% janë “pro” vendimit të Metës dhe nga socialistët vetëm 0.9%.