
Ja si duket pema e Krishtlindjeve, e mbretëreshës Elizabet!
E Martë 11 Dhjetor 2018, 17:05
Dritare.net

Stafi mbretëror, në Windsor ishte i zënë me vendosjen e pemës së Vitit të Ri, informon dritare.net
Kështjella në Windsor është gjallëruar që tani. Një pemë super e madhe është vendosur në sallën e Shën George. Kjo pemë është thuajse shtatë metra e lartë dhe është e zbukuruar me rreth 7000 drita. Nuk mjafton një pemë në gjithë atë kështjellë. Ka edhe një pemë të dytë në Dhomën e Vizatimeve Crimson.
Ajo është 4.5 metra e gjatë dhe është e zbukuruar me aksesorë të kuqë dhe vjollcë të krishtlindjeve./K.C/dritare.net

















