

Në pjesën bregdetare priten reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.
Në zonat kodrinore-malore priten reshje dëbore të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar. Po ashtu, do të ketë mjegull në orët e mëngjesit.
Ngrica të forta paralajmërohen në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -3 gradë celsius në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 16 gradë celcius në mesditë./E.B-dritare.net

















