Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të jetë moti javën që vjen!

Ja si do të jetë moti javën që vjen!
Java pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Deri në mesjavë, reshjet e përkohshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Intensiteti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar.

Deri në këtë ditë, erërat hera herës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes./ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, Facebook