Na ndiqni edhe në

Modë

Ja pse Steve Jobs nuk ia lejonte fëmijëve të tij Ipad-in!

Ja pse Steve Jobs nuk ia lejonte fëmijëve të tij Ipad-in!
Nëse keni fëmijë apo keni ndërmend të bëni, me siguri keni menduar 3si do t’i rrisni ata. Me gjithë teknologjitë e reja që posedon njeriu sot patjetër që do keni menduar nëse do i lejoni fëmijët tuaj t’i përdorin ato.

Steve Jobs nuk i lejonte fëmijët e tij të përdornin Ipad, Ipod apo çdo teknologji tjetër dhe ai kishte një arsye për këtë.

Nick Billton, një reporter i New York Times, e pyeti një herë Jobs-in:

Pra fëmijët tuaj duhet ti adhurojnë Ipod-ët e tyre? Steve përgjigjet: Ata nuk i përdorin. Ne e kemi të limituar në maksimum përdorimin e tyre në shtëpi. Është bërë trend, që inxhinierët apo drejtuesit e teknologjive, i kufizojnë fëmijët e tyre të përdorimin teknologjinë, madje duke shkuar deri aty sa i çojnë fëmijët në shkolla të vjetra ku nuk përdoren as kompjuterët dhe ku mësimi bëhet në mënyrë tradicionale.

2

Chris Anderson CEO i 3D Robotics dhe baba i pesë fëmijëve shpjegon pse drejtuesit e teknologjive i mbajnë fëmijët e tyre larg teknologjisë.6

“Kur të dalësh jashtë, shiko rreth vetes. Do vëresh njerëz që janë aq të zënë e të dhënë pas celularëve të tyre. Është vërtetë shqetësuese. Fakti që ne jemi kaq të dhënë pas teknologjisë është një tregues që fëmijët tanë do jenë të prirur drejt saj, do kenë një jetë pa kreativitet, pa çudira, pa imagjinatë. Gjenerata jonë qe e fundit që luajti jashtë, pastaj erdhën kompjuterët. Dikur, në vend të google, ne përdornim librat apo komunikimin me të tjerë,” - tregon ai.

IMG_23224

Pra, kur fëmija juaj të qajë duke ju kërkuar të luajë në kompjuter, mendoni cfarë dëmi të madh po i shkaktoni duke iu bindur lotëve të tij.

Nëse pronarët e teknologjive nuk i lejojnë fëmijët e tyre të përdorin teknologjinë, ata duhet të kenë një arsye të fortë, apo jo?/dritare.net/