Ja profesionet më të kërkuara në këtë periudhë pandemie!
Dritare.net
Punonjësit e sistemit shëndetësor, si infermier, mjekë, sanitarë etj. Për vetë rrezikun që paraqet koronavirus, kuptohet se këto profesione janë në linjë e parë të konfrontimit me sëmundjen.
Shkencëtarët e statistikave. Këto ditë statistikat janë gjithnjë e më shumë të rëndësishme, për të ndihmuar me transparencën ndaj publikut por jo vetëm. Duke qenë se kjo është një krizë e re e paprovuar më parë, statistikat janë të vlefshme për shtetet dhe individët që të nxjerrin mësime nga vendet që e kanë kaluar më parë krizën.
Shkencëtarët dhe kërkimorët. Pikërisht prej faktit që kjo është një sëmundje e re, shkencëtarët dhe punonjësit e kërkimit janë shpresa e vetme për fituar përfundimisht betejën me COVID—19, duke krijuar një vaksinë për sëmundjen.
Specialistët e komunikimit. Paniku është një karakteristikë e çdo përhapjeje masive virusi, por kontrollimi i tij është një element i rëndësishëm përballjen me sëmundjen. Ndaj specialistët e komunikimit janë të rëndësishëm dhe të kërkuar në të tilla raste, sepse formulojnë strategjinë e komunikimit me publikun nga autoritetet vendimmarrëse dhe informuese./scan