
Ja disa nga gatimet tradicionale që përgatiten për Fiter Bajram!
E Martë 4 Qershor 2019, 09:09
Dritare.net

Ka disa ushqime tradicionale që shoqërojnë këtë festë ndër vite dhe në shumë familje ka mbetur si traditë që në ditën e Bajramit për mëngjes të kenë oriz dhe pite, ndërsa për festën e cila mund të bëhet në drekë ose darkë nuk ka se si të mungojë mishi i kecit ose i qengjit, byreku me shumë petë, kimë me vezë, supa të ndryshme dhe sallata.
Ëmbëlsira është pjesë e rëndësishme e kësaj dite dhe ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman.
Ndër ëmbëlsirat më tradicionale që përfaqësojnë këtë festë janë bakllavaja, revania dhe kadaifi./e.k-Dritare.net

















