
Ish-trajneri italian, apel Hysajt dhe shokëve të skuadrës: Bëni më pak seks
E Hënë 11 Dhjetor 2017, 23:11
Dritare.net

Ish-trajneri i Fiorentinës, Aldo Agropi, i cili u ka bërë apel Hysajt me shokë që të jenë më të kujdesshëm:
“Hamshik, i cili është inekzistent dhe lojtarët e dëmtuar janë një prej problemeve më madhore të Napolit. Nga ana tjetër nuk mund të kuptoj faktin që trajneri nuk po aktivizon më Xhakerinin, ai ka luajtur edhe te Juventusi gjithashtu edhe te kombëtarja italiane. Nëse lojtarët janë të lodhur gjatë kësaj periudhe, atëherë duhet të kryejnë më pak marrëdhënie seksuale. Për këtë kam folur edhe me bashkëshortet e tyre. Ndryshe nuk mund t’i përballosh këto sfida”.,-ka thënë ish-trajneri./ I.M-Dritare.net

















