Inspektohet kompleksi “Jedas”, ekspertët e huaj: Nuk ka rrezik shembje, por do të rikonstruktohet

Në qytetin e Durrësit ka nisur puna e grupeve të inspektimit për banesat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Janë 11 grupe inspektimi me 70 inxhinierë në total, prej të cilëve 50 janë të huaj që po kontrollojnë një më një të gjitha banesat që u dëmtuan nga tërmeti i së martës.

Një grup inxhinierësh francezë e zviceranë kanë inspektuar paraditen e së hënës banesat e kompleksit “Jedas” në lagjen nr.17, rruga “Dalip Peza” në Durrës.

Në këtë kompleks janë një sërë pallatesh të braktisura nga banorët, cilët po inspektohen nga grupi i verifikimit nëse do të duhet të riparohen dëmet apo në të kundërt do të prishen.

Por, ndërsa ekspertët vendas e të huaj kryejnë detyrën e tyre, jashtë kompleksit presin në ankth dhjetëra banorë.

Disa prej tyre janë të paduruar e mezi presin përgjigjen e ekspertëve për banesat e tyre.
Eksperti zviceran Moser Ronny ka deklaruar para banorëve se kompleksi “Jedas” do t’i nënshtrohet rikonstruksionit.
“Nga verifikimi ynë në këto objekte kemi konstatuar se nuk ka dëmtime të mëdha, objektet i kanë qëndruar goditjeve të tërmetit.

Kemi konstatuar 3 kollona të dëmtuara por nuk ka arsye për tu shkatërruar”, u shpreh eksperti zviceran.

LEXO DHE :  Çfarë e shkaktoi mbytjen e kësaj luftëanijeje madhështore?

Po ashtu dhe drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu që është udhëheq grupin e inspektimit në kompleksin “Jedas” në lagjen nr.17 në Durrës ka ritheksuar se objekti nuk do të shembet.

Nga ana tjetër, eksperti Hysenlliu tha se asnjë banor nuk do të futet në banesat e tyre pasi kompleksi “Jedas” do t’i nështrohet rikonstruksionit.
“Askush nga banorët nuk do të lejohet të futet brenda.

Objekti ka pësuar dëme serioze por dëmtimet janë minore dhe jo të mëdha”, tha drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu.

Nga ana tjetër, Hysenlliu u tha banorëve se askush nuk mund të thotë nëse këto objekte do të qëndrojnë përballë një tjetër goditje tërmeti.

Inspektimi i banesave po kryhet nga njësia e koordinimit për vlerësimin e dëmeve në koordinim me zv/ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë z. Artan Shkreli.

Në ndihmë të inxhinierëve vendas kanë ardhur ekspertë nga Greqia, Turqia, SHBA, Zvicra dhe Franca.

Grupet e inspektimit janë shpërndarë përkatësisht në: Ishëm, Manëz, Katund i Ri, Rrashbull, Rajoni 1, Rajoni 2, Rajoni 3, Rajoni 4, Rajoni 5, Rajoni 6, Sukth./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.