Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Infosoft Group dhuron 500 milionë lekë për të prekurit nga tërmeti

Infosoft Group dhuron 500 milionë lekë për të prekurit nga
Nismës së qeverisë, Shqipëria Solidare, për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, i është bashkuar edhe kompania Infosoft Group. Me anë të një deklarate Infosoft bën me dije se ka dhuruar 500 milionë lekë.

Deklarata e plotë:

Tërmeti shkatërrues i dt.26.11.2019, la gjurmë të thella tek secili prej nesh. U solidarizuam me të gjitha familjet që u preken drejtperdrejt nga ky termet, duke humbur jo vetëm banesat por edhe më të dashurit e tyre. Secili prej nesh në mënyrë njerëzore ka qenë pranë këtyre familjeve, si mbështetje për tejkalimin e pasojave dhe dëmeve që ky termet la.

Ajo që kuptuam këto ditë ishte që një forcë më e madhe njerëzore, si solidarizimi dhe mbështjetja, mund ta mundë këtë fatkeqësi, për të vazhduar jetën.

Me krenari sot u solidarizuam dhe mbështesim rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, në kuadrin e nismës Shqipëria Solidare.

Bordi Drejtues i Infosoft Group, me mbeshtjetjen e drejtuesve te kompanive vendosi t’i bashkohet nismës Shqipëria Solidare, duke akorduar në ndihmë të të prekurve nga termeti, shumën prej 500 milion lekë të vjetra. Ky kontribut do të derdhet nga kompanitë e Grupit në llogarinë zyrtare të publikuar nga Qeveria e Shqipërisë, si fond për rindërtimin e zonave të prekura nga termeti.

Infosoft Group, në këto momente të vështira, i qëndron pranë çdo qytetari dhe mbështet të gjitha iniciativat për lehtësimin jo vetëm të demin fizik, por edhe të atij psikologjik.

Slogani i InfoSoft Group “Stronger Together”, më shumë se kurrë na motivon për të qenë gjithmonë të bashkuar.

Bordi Drejtues i Infosoft Group

Tirane, me 02.12.2019./E.B-dritare.net