
Iku janari, SHBA u kërkon llogari politikanëve, policëve dhe prokurorëve : Ku janë peshqit e mëdhenj?
E Mërkurë 31 Janar 2018, 19:07
Dritare.net

Donald Lu u kërkon llogari politikanëve për arrestimin e peshqve që mëdhenj, dhe i pyet ato se ku janë rezultatet për premtimet e dhëna.
“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Ambasadori Donald Lu”,-thuhet në postimin e ambasadës së SHBA./ I.M-Dritare.net

















