I nderuar zoti injorant/ Modelja shqiptare i kthen përgjigjen epike komentuesit

Modelja Trejsi Sejdini është një nga personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar. Ajo u bë e njohur fillimisht me videot e sherreve dhe më vonë u shpall fituese e një ndër kompeticioneve më të mëdha në Shqipëri atë të Miss Universe Albania 2018. Trejsi Sejdini si rrallëherë i është përgjigjur komenteve të fansave në rrjetet sociale.

Këtë herë mollë sherri është bërë një foto e postuar vetë nga modelja ku tregon portretin e saj dhe një nga ndjekësit shkruan: ‘Si ka mundesi qe je kaq e shemtuar edhe e grimuar plus fotoshop’. Përgjigjja e saj ka qenë menjëhershme: ‘Hahah neqoftese nuk te pelqen mund dhe te mos shfaqesh interes. E para kjo, e dyta i nderuar zoti injorant, makeup e kam bere vete dhe fotot jane te paprekura fare sepse dje jane bere dhe ska dal seti akoma. Kjo foto me la mbresa dhe e postova te pamodifikuar. Puc fansi’./D.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Lëmshi i liberalizimit të vizave

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.