Humbja ndaj Islandës/ Edi Reja: I tërbuar për penalltinë e mohuar

Shqipëria ka humbur me rezultatin 0:1 ndaj Islandës. Në një intervistë për RTSH-në, trajneri i ri i Kombëtares, Edi Reja, tha se i vinte keq që humbi në një ndeshje si kjo.

Të vjen keq të humbasësh një ndeshje të tillë?
Po! E nisëm mirë. 20 minutat e para e nisëm mirë. Krijuam disa raste. Fituam një lloj superioriteti të lojës. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë. Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë. Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Fati nuk ishte me ne.

LEXO DHE :  Tërmetet/ Ministria e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër pushim në 3 qarqe

Goli i pësuar…
Pavarësisht aftësive të dukshme të sulmuesit, ne nuk duhet ta lejonim që ai të kalonte në atë mënyrë.. Ishte një pamjaftueshmëri e jona si dhe një aftësi e tij. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëmijëror, i pafalshëm”.

Zëvendësimet…
Ajo që tentova me ndryshime, ishte ti jepja një rritëm më të shpejtë loja. Doja të shfrytëzoja aftësitë e Kaçes. Patëm disa raste që mund t’i shfrytëzonim akoma më mirë, por nuk ia dolëm./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.