Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi për ditën e sotme

Horoskopi për ditën e sotme
Dashi 21.03-20.04

Ju jepni shpresa të mëdha për të tjerët. Atëherë kur njerëzit thonë se jeni shumë i ashpër, ju me shumë sinqeritet tregoni se nuk jeni duke ua imponuar ndonjë standard që nuk do t’ia vënit vetes tuaj. Kjo gjë është e adhurueshme, por në të njëjtën kohë edhe problematike. Shumë pak njerëz kanë aftësi të arrijnë nivelin e suksesit tuaj. Sa më shpejt që e pranoni këtë, aq më lehtë do të jetë që viheni në krye të grupeve. Kjo ndodh për shkak se jeni duke ia ndaluar vetes zhgënjimet.

Demi

21.04-20.05

Njerëzit do të vijnë të kërkojnë këshillën tuaj, pavarësisht sesa keni përvojë. Mbase kjo ndodh sepse ata janë të frikësuar. Nëse dëshironi që autoriteti juaj të shfrytëzohet për të mirë, mbani qëndrim shoqëror. Provoni të ofroni këshilla konstruktive në vend që të jepni direktiva absolute. Mos qeshni me gabimet e të tjerëve. Mbi të gjitha, mos e ia merrni për të keq dikujt vetëm se ka bërë zgjedhjen e gabuar. Perfeksionizmi juaj është gjithmonë impresiv, por mos arrini në masën që t’i këndoni vetes sesa i mrekullueshëm që jeni.

Binjakët

21.05-20.06

Idealizmi ka gjasë të minimizojë lumturinë tuaj. Duket sikur njerëzit gjithmonë bien poshtë për të qenë afër jush. Në vend që të vini në piedestal personin tuaj të dashur, provoni që t’ia zbuloni dobësitë dhe pikat e forta. Mos i jepni punë sensitive dikujt që është i paaftë të rregullojë orarin. Një mik i ftohtë emocionalisht mbase nuk është kandidati më i mirë për të nisur një aferë dashurie. Natyrisht se gjithsecili ka diçka të vlefshme për të treguar nga vetja.

Gaforrja

21.06-20.07

Jeni person shumë emocional, por keni aftësi të fshihni ndjenjat. Si rezultat i kësaj, disa njerëz mund të mendojnë se jeni krejtësisht gjakftohtë. Megjithëse vlerësimet e tilla ju lëndojnë, ky është çmimi që paguani duke qenë lider i mirë. Njerëzit mund të mbështeten te ju kur duan të marrin vendime në rrethana të tensionuara. Është e rëndësishme të tregoni dhembshuri atëherë kur është e nevojshme. Leni gjithçka anash dhe ofroni mbështetje dikujt që ka vuajtur një shok të tmerrshëm.

Luani

21.07-20.08

Angazhimi në kryerjen e ndonjë detyre mund t’ju ndihmojë shumë që të nxirreni nga një situatë që shumica e njerëzit do të donin ta harronin. Ju nuk jeni shpëtimtari, por jeni i vetëdijshëm për obligimet Tuaja ndaj shumicës së anëtarëve të grupit. Nëse nuk i mbroni ata, udhëheqësit mund të përfitojnë nga dobësitë e tyre. Përfundoni atë që keni nisur sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkohë, mund të këshilloni një mik që t’ju ndihmojë në ndërrimin e të bërit rojë.

Virgjëresha

21.08-20.09

Nëse ju vetë nuk ngrini zërin për drejtësi dhe mirësjellje, askush tjetër nuk do ta bëjë. Jeni lidhur duke i shikuar njerëzit sesi ngacmohen. Fatmirësisht, jeni shumë më i mençur sesa abuzuesit. Ata mund t’i mposhtni vetëm duke kërkuar vëmendje për sjelljen e tyre përmes një forumi publik. Mos pranoni sjelljen e tyre të ashpër. Nuk është asgjë zbavitëse kur njerëzit poshtërohen. Nëse arrini ta bëni këtë, këto teka do të zëvendësohen me civilizim

Peshorja

21.09-20.10

Do të merrni një goditje të papritur sado që ju dhemb. Jeni duke dhënë gjithçka nga thellësia juaj, edhe pse kjo ju bën të mos ndiheni komod. Të gjithë do të mbesin zvarrë, derisa ju të merrni një vendim. Bëhu syhapur për të zënë një shans, edhe pse rreziku mund të jetë i madh. Ekziston një mundësi që mund t’ju bëjë të ndiheni mirë. Edhe nëse kjo nuk ndodh, bëhuni të fortë. Në fund të fundit, e vërteta do të dalë në shesh dhe reputacioni juaj do të përmirësohet

Akrepi

21.10-20.11

Do të shkoni shumë më larg se zakonisht dhe kjo ndodh për shkak se dëshironi të mësoni shumë për një subjekt të rëndësishëm. Një mësues i mirë mund të jetë shumë i dobishëm për informim. Ky ekspert ka shumë aftësi për të depërtuar thellë në trendët e rinj. Pranoni këshillat e tij karshi mësimeve që do të merrni dhe librave që duhet të lexoni për të hulumtuar. Hiqni dorë nga shkrimi i një letre rekomanduese për dikë që nuk është i gatshëm për një punë të mirë. Nuk mund të bëni kompromis me principet tuaja për hir të shoqërisë.

Shigjetari

21.11-20.12

Njerëzit ju shtyjnë para vetëm atëherë kur lidheni shumë afër me dikë. Jeni lodhur nga gjithë ky dinamizëm. Një person i fortë nuk bën të jetë subjekt i lojërave fëmijërore. Bisedoni me ndonjë mik tuajin dhe shprehuni sesi po ndiheni kur dikush po ua injoron telefonatat dhe e-mailet. Diskutoni për mënyrat shumë specifike që ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar. Nëse nuk e bëni këtë problemi vetëm sa do të rritet edhe më shumë dhe do të përfundoni gjithçka me dikë që ua ka pushtuar zemrën. Kjo do të ishte një tragjedi për ju.

Bricjapi

21.12-20.01

Ju jeni një kuadër shumë optimist, që tërheq vëmendjen e tjerëve. Është mirë t’u ofroni mbështetje njerëzve kur ata ndihen keq. Dikur keni qenë shumë i shpejtë kur bëhej fjalë për t’u nxjerrë nga situata të rrezikshme. Tani e keni kuptuar se është esenciale të mendoni për të ardhmen. Do të përjetoni befasi të mirë, nëse hapni zemrën dhe shprehni mundësitë e fshehura. Mund të përjetoni zhgënjime të rastit por gjithmonë keni aftësi për të marrë situatën në duar.

Ujori

21.01-20.02

Do të jetë shumë e vështirë të shprehni zemërimin tuaj. Shumica e njerëzve që ju kanë zhgënjyer, janë duke u përballur me situata të jashtëzakonshme. Ata do të kërkojnë falje, por ju e dini që nuk e keni merituar të trajtoheni keq. Merreni këtë si një mësim të vlefshëm. Mos ua lëni besimin tuaj njerëzve të pasigurt. Krijoni lidhje miqësie me njerëz që nuk do të hezitojnë as atëherë kur ndodheni në situata të vështira.

Peshqit

21.02-20.03

Do të keni rastin të shprehni sharmin tuaj brenda një klubi ose organizate ekskluzive. Megjithëse mund të mos keni sfond të mjaftueshëm, ju jeni mjaft atraktiv sa për të fituar popullaritetin. Miqësia që do të krijoni në këtë grup do të jetë shumë sipërfaqësore, por do të keni ndihmën e tyre për punë praktike. Duke u njohur me njerëz zyrtarë, mund të përfitoni ndihmë. Është e rëndësishme të njihni njerëzit, po aq sa ka rëndësi t’i njihni gjërat./d.m-dritare.net