Horoskopi javor 22-28 prill 2019

Dashi

Kjo javë nuk do jetë as e mirë e as e keqe. Për çështjet e zemrës gjërat nuk do ecin për mrekulli. Ju të dashuruarit do keni dyshime për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta përndiqni atë gjithë kohës. Kjo do e acarojë edhe më tepër marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat atyre që do pëlqeni dhe në këtë mënyrë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni mbrojtje të mirë imunitare. Me financat do keni vështirësi dy ditët e para, por dalëngadalë situata do stabilizohet. Do e gjeni çelësin e suksesit. Në punë do mundoheni shumë gjithë javës, por do arrini atë që keni dashur. Disa kolege do ju mbështesin fort.

Demi

Priten goxha vështirësi këtë javë dhe shpesh do ndiheni si të hutuar. Nëse keni një lidhje do konfliktoheni ashpër me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush sa do vijë e do përkeqësohet. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidheni në krahët e personave të papërshtatshëm. Shëndeti do jetë më i mire së një javë më parë. Do ndiheni më të qetë dhe nuk do keni aspak shqetësime. Sipas Dritare.net, financat do përmirësohen furishëm dhe vetë do habiteni për ato që do ju ndodhin. Gjithçka do ndryshojë falë një trashëgimie që do merrni. Në punë do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do ndiheni gati për të ndërmarrë sfida të reja.

Binjakët

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, shpine dhe koke. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

Gaforrja

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje gjithmonë do bëni gjënë e duhur dhe më të mirën për të dyja palët. Në fundjavë nuk do mungojnë as surprizat nga të dyja palët. Ju beqarët do jeni me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Ai do jetë fiks ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Shëndeti për fat të keq do ketë probleme të mëdha. Do hani pa fund dhe kjo mund t’iu sjelle probleme edhe me stomakun përveçse me jashtëqitjen. Kujdes edhe më të nxehtin që do fillojë. Në planin financiar do i kuptoni gabimet e bëra deri me tani dhe do mundoheni të gjeni një zgjidhje për çdo problem. Në punë do lodheni pak, por do kënaqeni kur të arrini atje ku keni dashur.

Luani

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Do ndiheni në forme të mire fizike. Financat ne tërësi do jenë të mira. Hëna madje mund të sjellë edhe një surprizë nga mesi i javës. Në punë do i mbani premtimet dhe fjalët e dhëna kështu që do gëzoni mbështetjen e të gjithëve.

Virgjëresha

Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Planetët dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Ju të dashuruarit do i shprehni më tepër ndjenjat dhe këtë do e bëjnë me mënyra nga më të veçantat. Partneri nga ana tjetër do iu dashurojë pa dorashka dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët vërtet do lodheni tej mase duke joshur, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Në punë do jeni këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur atje ku dëshironi. Mund të lodheni disi, por do arrini atje ku doni.

Peshorja

Sado që të mundoheni nuk keni për ta ruajtur dot një klimë të ngrohtë sot. Herë pas here do ju duhet të bëni më shumë durim dhe të këmbëngulni. Jeta juaj në çift ka për të qenë shumë ë trazuar dhe nuk do bëni as përpjekjen më të vogël për ta ndryshuar. Debatet do vazhdojnë edhe në mbrëmje. As beqarët nuk do e kenë mendjen për të krijuar një lidhje të qëndrueshme dhe do o refuzojnë ftesat që do ju bëhen. Shëndeti nuk do jetë shumë problematik, por nuk do ndiheni as shumë të qetë. Buxheti mund të mbahet i qëndrueshëm vetëm falë ndihmës së të afërmve sepse ju nuk do arrini dot t’i vini fre vetes. Në punë përfitoni të kërkoni çdo gjë që do doni  në momentin e duhur sepse askush nuk do ju thotë dot jo.

LEXO DHE :  Disa javë pas sulmit në zemër, portieri i njohur merr një tjetër lajm të keq

Akrepi

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë gjatë javës. Mund të ndiheni në ankth dhe mund të keni edhe probleme me zemrën. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Në pune do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Shigjetari

Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer dhe kjo gjë do ju ndihmojë në planin profesional dhe personal. Nëse jeni në një lidhje do preferoni që çdo moment të lirë ta kaloni me atë që keni në krah. Pas mesit të javës mund të mendoni edhe për disa pushime në fundjavë. Ju beqarët ka rrezik të mbeteni vetëm edhe pse do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër. Shëndeti mund të ketë shqetësime vetëm ditën e parë dhe më pas do jeni më energjikë. Marsi do ju nxitë të jeni më të logjikshëm me shpenzimet dhe do keni një gjendje financiare të qëndrueshme. Në punë, komunikimi, këmbëngulja dhe vendosmëria do jenë çelësat për të arritur atje ku dëshironi.

Bricjapi

Kjo javë do jetë herë pas herë i turbullt dhe ndonjëherë i mbushur me vështirësi. Ju që jeni në një lidhje do keni plot debate. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarë do jeni më me fat dhe do keni mundësi të realizojnë takime mbresëlënëse sidomos në fundjavë. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e pare dhe ditën e fundit. Gjatë mesit të javës mund të përballeni me vështirësi të vogla. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Ujori

Javë e mbushur me të papritura do jetë kjo për ju. Në disa momente do surprizoheni pafund dhe do kënaqeni nga partneri, ndërsa në disa momente të tjera do ndiheni keq dhe nuk do dini çfarë të bëni. Për çdo gjë duhet të flisni hapur me atë që keni në krah. Nëse keni fëmijë duhet t’iu kushtoni atyre me tepër rëndësi. Nëse jeni beqarë do jeni shumë nervozë dhe do druheni të pranoni ftesa. Po vazhduat kështu keni për të mbetur vetëm. Shëndeti do ketë shqetësime dhe vetëm mjeku do mund t’iu ndihmoje. Mos neglizhoni asgjë. Edhe financat do jene delikate dhe shpesh do mbeteni pa asnjë para. Në pune ka ardhur koha të bëni ndryshime që të keni arritje.

Peshqit

Kjo do jetë një javë e mrekullueshme. Do jeni praktikë dhe optimistë. Ju të dashuruarit çdo ditë do përjetoni ndjesi të reja dhe do ju duket shpesh sikur jeni nëpër ëndrra. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nuk duhet të luani me zjarrin vetëm për të ndryshuar statusin sepse mund të lëndoheni keq. Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë dhe herë do lerë për të dëshiruar. Mundohuni të konsumoni nga të gjitha llojet e ushqimeve. Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Prej pak kohesh po ecni vetëm me plane dhe kjo është gjëja më e mirë. Në pune vërtet do lodheni pak, por arritjet do ju bëjnë krenarë për veten. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.