Horoskopi javor 13-19 janar 2020

Dashi

Gjatë këtij muaji do bëni çfarë të keni në dorë për të arritur objektivat  dhe për të vendosur një klimë sa më të ngrohtë. Nëse keni një lidhje afatgjate do merreni vesh për bukuri me partnerin tuaj dhe gjithçka do ju ecë si e kishit planifikuar. Edhe nëse keni pasur probleme do ndiheni më të qetë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur me hapat që do hidhni sepse disa persona mund t’i lëndojnë pa masë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u nxituat për shpenzimet do keni probleme serioze. Gjendja shëndetësore do ketë probleme. Nuk do ndiheni në formë dhe shpesh do keni dhimbje koke. Në punë do jeni ambiciozë më shumë se kurrë më parë dhe askush nuk do ju ndalojë të arrini atje ku keni dashur.

Demi

Më në fund do arrini të zgjidhni shumë çështje delikate gjatë kësaj jave dhe do jeni më të qetë. Nëse keni një lidhje, shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Ju beqarët, nëse doni të krijoni një lidhje, duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Në të kundërt përgatituni për shqetësime. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merreni shtruar.

Binjakët

Gjatë kësaj jave është koha më e përshtatshme për të reflektuar mbi të ardhmen. Kujdes mos bëni gabime. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që gjërat të mos ecin mirë. Do jeni gjithë kohës në ankth dhe mjaft xhelozë për atë që keni në krah. Kujdes mos e teproni. Për ju beqarët do jetë një javë e mirë. Do keni takime dhe nuk do ngurroni të hidhni hapat e para. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni të vendosni ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet të ri sportiv që do iu bëjë të ndiheni më mirë. Jeta profesionale pritet të jetë shumë e favorshme. Nëse keni një problem të vjetër për ta zgjidhur ka ardhur kohë e duhur.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni dhe do e dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj do ketë prioritet absolut. Mund të lini shumë gjëra të tjera pas dore vetëm e vetëm që të kaloni më tepër kohë me partnerin dhe të dashuroheni si ta ndieni. Ju beqarët do jeni flirtues në pafundësi dhe do e keni shumë më të thjeshtë ta bëni për vete këdo që do pëlqeni. Buxheti nuk do jetë i keq në fillim të javës, por për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni, gjendja mund të përkeqësohet. Mundohuni vetëm mos arrini fundin sepse zor se do rimëkëmbeni më pas. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme. Në punë mos u tregoni të pamatur, por mendohuni para se të veproni.

Luani

Nëse nuk doni që gjërat t’iu ecin keq gjatë kësaj jave duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe të qetësoheni. Ju të dashuruarit duhet të bëni shumë kujdes nga ndikimi pervers i Neptunit. Papritur personi me të cilin ndani jetën mund të ndryshojë dhe do ju dalin plot keqkuptime. Veten me qetësi dhe dialog mund t’i zgjidhni problemet. Ju beqarët do influencoheni pozitivisht nga yjet dhe optimizmi do iu shoqërojë në çdo moment. Ka mundësi që nga mesi i javës të bini kokë e këmbë në dashuri me disa persona dhe mund të ndërmerrni hapa të mëdha. Financat do jenë të begata. Edhe gjendja shëndetësore ka mundësi të përmirësohet shumë dhe do ndieni energjikë. Në punë do jeni të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime aspak.

Virgjëresha

Hëna do ju ndihmojë mjaft gjatë kësaj jave për t’u përqendruar më tepër dhe për të mbjellë farat e arritjeve të mëdha. Falë Venusit, për ju të dashuruarit ka mundësi që jeta të ecë më së miri. Do gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe do përjetoni të dy emocione të këndshme. Ju beqarët gjithashtu do mbështeteni nga yjet dhe do afroheni më tepër me personin që keni rënë kokë e këmbë në dashuri. Financat në përgjithësi do jenë të stabilizuara megjithatë nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar shuma marramendëse. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por asgjë për t’u shqetësuar. Një kurrë me vitamina dhe një gjumë më i mirë do ju rikthejnë shpejt në formë. Në punë do bëni më shumë përpjekje se më parë dhe situata do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.

LEXO DHE :  Siguria/ Ekspertët kanadezë: Nuk duam që Harry e Meghan të përfundojnë si Diana në tunelet tona

Peshorja

Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni cdo gjë vetëm për t’u ndier mirë dhe të lumtur. Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuojë në harmoninë dhe paqen e jetës tuaj në çift. Për të përfituar sa më shumë bëni më tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave ju beqarët do keni mundësinë të realizoni një takim premtues. Për të menaxhuar më mirë të ardhurat duhet të kërkoni ndihmën e dikujt. Sigurisht që paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund të jesh i lumtur pa të tilla. Kujdesuni më shumë për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Sipas Dritare.net, në jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu bëjë edhe një propozim interesant.

Akrepi

Shumë  do mundohen t’iu prishin harmoninë këtë javë, por nuk do ja dalin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë mjaft romantike të mbushur me dashuri e pasion. Gjithçka do të ndodhë dhe rutina do të largohet. Yjet do iu ndihmojnë edhe ju beqarëve të keni takime interesante nëpër vende shumë të veçanta Hëna do iu ofrojë ndihmën e saj në planin financiar. Pas sakrificave që do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime kohët e fundit do keni përmirësime të ndjeshme. Në punë do ndikoheni nga Mërkuri i cili do iu bëjë më këmbëngulës dhe të duruar. Do përballeni edhe me disa kolege për diçka.

Shigjetari

Përfitoni nga influenca pozitive e planetëve për të përmirësuar jetën tuaj. Nës keni një lidhje tregohuni të sinqerte me atë që keni në krah dhe pranoni të bashkëpunoni.  Nëse jeni beqarë nuk do kaloni javën që prisnit. Edhe pse do keni takime nuk do e gjeni personin që po kërkoni. Dëshira juaj për të ndërmarrë rreziqe mund të sjellë përfitime në planin financiar. Do keni edhe mbështetjen e Plutonit. Probleme me shëndetin do keni vetëm nëse nuk tregoheni të kujdesshëm kur keni pasur shqetësime që më parë. Gjithsesi nga fundi i javës përmirësimet do jenë të ndjeshme. Në jetën profesionale duhet të merreni më tepër me organizimin e punës.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do jetë momenti për të lëvizur e për të bërë ndryshimet e menduara prej kohësh. Nëse keni një lidhje, pasioni në çift do shumëfishohet dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Do ja kaloni mjaft mirë dhe do merrni edhe vendime me rëndësi. Ju beqarët do keni një periudhë të favorshme dhe të mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojini sepse rrallë jepen mundësi të tilla. Në planin financiar do jeni me fat dhe do mund të kryeni investime më tepër se më parë. Disa persona do ua shlyejnë edhe borxhet dhe do jeni më të qetë. Për shëndet të mirë duhet të shmangni ushqimet e yndyrshme dhe pijet me gaz. Në punë do jeni të zotët dhe do arrini më shpejt nga sa mendonit atje ku keni dëshiruar. Po vazhduat në këtë mënyrë shumë shpejt do ngriheni edhe në detyrë.

Ujori

Gjatë kësaj jave do përjetoni ndjesi të çuditshme dhe në disa momente nuk do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni. Po nuk u treguat më të organizuar do keni vetëm humbje. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e vështirë do jete. Do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do pranoni të bëni ato që do ju kërkojë partneri. Po nuk ndryshuat do pendoheni për gjithë jetën. Ju beqarët do i riktheheni një lidhjeje të vjetër, por kësaj here do mendoheni me kujdes para se të hidhni hapa. Në planin financiar do ju duhet akoma më tepër maturi dhe përkujdes. Hua nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Shëndeti do jetë i kënaqshëm. Nuk do i ndieni më as shqetësimet që kishit nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do jeni pasivë dhe do i lini gjërat pas dore. Koleget do përfitojnë nga kjo sjellje e juaja dhe ju do humbni shumë.

Peshqit

Javë përgjithësisht e qetë do jetë kjo për ju. Tregohuni të butë dhe të matur në çdo moment. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë pozitive. Do pajtoheni me partnerin dhe do i shihni gjërat me një sy krejtësisht tjetër. Edhe momentet intime do shtohen. Ju beqarët do keni plot mundësi si për aventura kalimtare ashtu edhe për lidhje serioze. Do jetë në dorën tuaj më pas nëse do përfitoni apo jo. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do kryeni dot shpenzimet e nevojshme. Turbullirat yjore do sjellin shqetësime shëndetësore. Do ndiheni të lodhur, pa fuqi dhe mund të keni dhimbje në disa pjesë të trupit. Në punë do i arrini një e nga një të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. /dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.