
DEMI
Branko këtë gusht ju kërkon më shumë durim, sidomos gjatë javëve të para. Disa çështje familjare ose ekonomike mund të rikthehen në vëmendje, ndaj shmangni debatet e panevojshme. Në punë mund të ketë vonesa të vogla, por me këmbëngulje do t'i kaloni me sukses. Financat kërkojnë menaxhim të kujdesshëm dhe nuk është momenti për shpenzime të mëdha. Në dashuri, dialogu do të ndihmojë çiftet të rikthejnë harmoninë, ndërsa beqarët mund të bëjnë një njohje interesante. Shëndeti kërkon më shumë pushim dhe kujdes ndaj lodhjes fizike. Fundi i muajit sjell stabilitet dhe zhvillime më pozitive në çdo drejtim./dritare.net