

Dashi 21.03-20.04
Keni ide të guximshme, por dëshironi t’i testoni ato para se të veproni. Flisni me ekspertë të fushës, sepse do t’ju ndihmojnë shumë. Ata do t’ju paralajmërojnë për mundësitë potenciale. Do të merrni këshilla të mira se çfarë qasjeje duhet të keni dhe se çfarë të shmangni. Pasi të realizoni këtë hulumtim gjasat për sukses do të rriten. Do të keni rast të udhëtoni jashtë vendit, të publikoni ndonjë artikull apo edhe të avancoheni në edukim. Është mirë të drejtoheni në një drejtim të ri.
Demi 21.04-20.05
Jeni brengosur që nuk do t’i përmbushni pritjet e të tjerëve. Kjo frikë është krejtësisht e pakuptueshme. Jo vetëm që do t’i plotësoni kërkesat e publikut, por edhe do të fitoni respektin e tyre. Gjithmonë keni punuar shumë. Kur përballeni me ndonjë detyrë të vështirë nuk zmbrapseni pa e arritur qëllimin. Kjo është ndryshe nga njerëzit që më herët e kanë pasur pozitën tuaj. Paraardhësit tuaj kanë qenë shumë përtacë, por ju nuk jeni.
Binjakët 21.05-20.06
Do t’i realizoni objektivat tuaja duke marrë trajnime të avancuara. Studioni me një mësimdhënës kërkues edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Në vend se të argëtoheni, do të mund të fokusoheni krejtësisht në punën tuaj. Shmangni festat dhe shpenzoni kohën si duhet. Miqtë do të bezdisen se po mungoni nëpër festa. Për të shmangur lëndimin e ndjenjave, shpjegojuani të gjithëve që keni punë. I keni refuzuar shëtitë sepse ka qenë e pashmangshme.
Gaforrja 21.06-20.07
Nuk keni frikë nga konkurrenca në punë. Megjithëse mund të mos i keni shkathtësitë e disa prej rivalëve tuaj, ju keni inteligjencë emocionale. Kur e dini sesi të nxirrni më të mirën për kolegët e konsumatorët tuaj do të keni shumë sukses. Nëse jeni të papunë, do t’ju ofrohet një vend i përkohshëm pune. Mos e merrni si të përkohshëm. Sapo të fusni kokën në kompani, shpejt do të bëheni pjesë e të gjitha veprimeve.
Luani 21.07-20.08
Punoni me dikë që ndan të njëjtat vlera me ju, sepse do të jetë diçka që ju përmbush. Jeni lodhur duke u marrë me njerëz që nuk kanë interesim. Kur e lansoni një biznes tuajin me dëshirën e sinqertë që të ndihmoni të tjerët, do të bëheni shumë të suksesshëm. Megjithëse e merrni këtë shumë seriozisht, do t’ju sjellë edhe kënaqësi. Asgjë nuk ju bën më të lumtur sesa të shihni njerëzit teksa argëtohen. Keni mundësi të eksploroni gjëra të reja duke u marrë me shëtitje apo turne aventureske.
Virgjëresha 21.08-20.09
Njerëzit janë të impresionuar nga profesionalizmi juaj. Ata kanë besim t’i lënë burimet financiare në duart tuaja. Do t’ju duhet të sfidoheni derisa mbroni interesat e tyre. Para se të bëni investime apo blerje, duhet të bëni hulumtime. Në vend se të blini materiale më të lira, duhet të kërkoni artikuj që i shfrytëzoni më shumë. Në vend se të krijoni qasje të zakonshme ju zgjidhni gjëra që kanë elegancë.
Peshorja 21.09-20.10
Bashkoni forcat me dikë që është serioz, i përgjegjshëm dhe ka njohuri sepse kjo do t’ju shpërblehet. Keni tendencë të shikoni tepër detaje. Partneri juaj do të ketë një qasje më vigjilente ndaj detyrave tuaja. Në këmbim të kësaj, ju do t’i tregoni bashkëpunëtorit tuaj se si të projektojë imazhin e vet. Kur keni aftësi të fitoni miq të rinj dhe me ndikim do të rrisni edhe profilin tuaj. Kushdo që nuk punon sa duhet, duhet të mirëpresë sugjerimet e rrethit.
Akrepi 21.10-20.11
Nëse doni të arrini siguri financiare, duhet të dalloni veten nga të tjerët. Të qenit më të mirët në fushën tuaj kërkon kohë dhe mund. Do të jetë e nevojshme të studioni me një tutor apo të punoni me një profesionist. A është duke u ndaluar puna në industrinë tuaj? Mendoni të ndërroni profesionin. Do të ishte mirë të futeni në fushën e teknologjisë. Mos keni frikë nëse nuk ka mjaft njerëz që pëlqejnë këtë biznes.
Shigjetari 21.11-20.12
Mos e fshihni dritën tuaj. Jeni shumë të talentuar, por nuk ju pëlqen ta shfaqni. Përveç nëse mësoni sesi t’i shpërfaqni shkathtësitë tuaja, ndryshe do të mundeni nga rivalët. Jeni miq me dikë që ka shumë popullaritet. Dëgjoni këshillën e këtij personi lidhur me një aplikim për punë, udhëheqjen e ndonjë zyre apo reklamim. Këto metoda mund të jenë të zorshme, por do të jenë efektive. E rëndësishme është të keni qasje modeste dhe të realizoni potencialin tuaj të plotë.
Bricjapi 21.12-20.01
Familja juaj është krenare me ju dhe me të drejtë. Ata mund të mos e shprehin hapur dashurinë e tyre, por janë të impresionuar me etikën tuaj të punës. Kur njerëzit e pamatur braktisin detyrat e tyre për hir të kënaqësisë, ju duhet të fokusoheni në qëllimet tuaja. Kjo është arsyeja pse jeni kaq të kërkuar dhe të kompletuar. Mos u befasoni nëse dikush nga të afërmit tuaj ju jep diçka. Një trashëgimi do të ju ndahet së shpejti.
Ujori 21.01-20.02
Keni një takim me dikë që ka hobi interesant. Flisni me një mik që ka shumë informacione. Megjithëse nuk do të mund t’i kapni të gjitha detajet e asaj që po thotë, do të kuptoni konceptet thelbësore. Shfrytëzoni këto biseda për t’i lënë përshtypje të mirë shefit apo kolegut tuaj. Kur keni mundësi ta mbani bisedën do të shtroni rrugën për mundësi të reja profesionale. E gjithë kjo do t’ju shpaguhet.
Peshqit 21.02-20.03
Megjithëse nuk jeni tipa materialistë, ju kujdeseni mirë për gjërat që keni. Nëse keni diçka të ndjeshme mos e paketoni, por shfrytëzojeni në baza ditore. Të njëjtin princip duhet ta keni edhe për stolitë dhe rrobat e bukura. Do të ndiheni mirë kur t’i ruani këta artikuj. Po ashtu do të dërgoni porosi që e vlerësoni veten. Kur e trajtoni veten si objekt të çmuar edhe të tjerët do të ndjekin shembullin tuaj.

















