

Gjithë çka dëshironi është pak privatësi, por e keni të vështirë ta arrini. Një nga eprorët tuaj ka nevojë për ndihmën tuaj dhe mos mendoni dy herë për ta mbështetur. Për fat të keq nuk jeni në pozitë të cilën e keni dashur. Ndani pak kohë për të pushuar në fund të javës, sepse keni nevojë të mbushni bateritë. Edhe një tip dinamik si ju ka nevojë për pushim. Për fat të mirë, familja juaj e respekton nevojën tuaj për liri.
Demi- 21.04-20.05
E keni të vështirë ta ruani qetësinë kur të gjithë njerëzit që keni përreth janë me nerva. Duhet të largoheni në një vend të mirë e të qetë ku mund të mendoni lirshëm. Kur të largoheni nga rutina e punës do të keni më shumë ide kreative për projekte. Shikoni të gjitha opsionet e mundshme në detaje. Një fqinj juaji do t’ju ftojë të merrni pjesë në një punëtori shërbimesh dhe është mirë të mos e refuzoni.
Binjakët- 21.05-20.06
Mbani kontroll më të madh për shpenzimet. Nuk është kohë e përshtatshme për të bërë shoping. Një mik, i cili ju do shumë, do t’ju kërkojë ta shoqëroni nëpër dyqane. Nëse shkoni me të do t’ju shtohet dëshira për të blerë. Përpiquni të përdorni energjinë për të gjetur mundësi të tjera që ju sjellin të ardhura. Punët që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj fëmijëve, janë më të favorizuara. Çfarëdo lloj pune që fitoni do të ju ndihmonte mjaft shumë. Kujdesuni të tregoni aftësitë tuaja gjatë intervistave.
Gaforrja- 21.06-20.07
Marrja e kontrollit mbi ndjenjat tuaja do të jetë një detyrë e vështirë. Jeni lodhur duke punuar shumë dhe duke mos u vlerësuar. Shikoni për ndonjë mundësi më të mirë. Vini veten në rend të parë dhe jo njerëzit që i doni. Mos u shqetësoni për reagimin e tyre. Nganjëherë është mirë të investoni në lumturinë tuaj. Nëse dikush ju fajëson për metodat tuaja, është problemi i tyre.
Luani- 21.07-20.08
Një sekret i turpshëm do të dalë në pah, falë një kolegu tuaj. Do të ishte mirë që asnjëherë të mos e diskutonit jetën tuaj private me kolegët. Nëse keni vështirësi është më mirë t’i diskutoni me miqtë. Duhet ta mbani në kontroll veten edhe kur zbulohen disa gjëra. Një mundësi e papritur për një udhëtim do t’ju trokasë në derë së shpejti. Mos e lëshoni.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Puna në ekip po e zbeh besimin tuaj. Jeni lodhur duke punuar me shumë njerëz. Jeni tip i bekuar me imagjinatë. Shumica e njerëzve kanë dëshirë të jenë kaq inovativ sa ju. Përveç punës, duhet të gjeni edhe ndonjë hobi. Në këtë mënyrë mund të vazhdoni të zhvilloni talentin tuaj. Disa para që nuk i keni pritur do t’ju mundësojnë të blini gjëra që i keni dashur prej kohësh.
Peshorja- 21.09-20.10
E keni të vështirë të lini përshtypje të mirë kur nuk jeni në humor të mirë. Megjithatë duhet t’i lini mënjanë problemet personale dhe të përqendroheni në punë. Duke shpalosur talentin dhe sofistikimin tuaj do të fitoni një punë impresive. Shumë shpejt do të angazhoheni aq shumë sa që do të harroni gjithçka tjetër. Nëse doni të hyni në biznes, kërkoni ndonjë ekspert teknik. Nuk mund t’i përballoni të gjitha vetëm.
Akrepi- 21.10-20.11
E keni të vështirë të përmbushni potencialin tuaj kur askush nuk ju çmon. Nëse dëshironi t’u lini përshtypje shefave tuaj, keni nevojë për dokumente zyrtare. Nuk ka rëndësi sa vjet përvojë pune i keni, derisa nuk posedoni ndonjë diplomë ose certifikatë. Për fat të mirë, do të gjeni një punë që ju lë hapësirë për të punuar në këtë drejtim. Shumë shpejt do të shihni më shumë perspektivë për karrierën tuaj. Vetëm duhet të jeni të përqendruar.
Shigjetari- 21.11-20.12
Personi që doni nuk ka shumë kohë për ju dhe kjo po ju lëndon shumë. Në vend se të përpiqeni të fitoni vëmendjen e tij, më mirë gjeni mënyra për t’u argëtuar pa të. Keni shumë miq me të cilët mund të shkoni në ndonjë udhëtim. Dukeni shumë tërheqës kur kaloni mirë. I dashuri juaj do ta vërejë se sa e mrekullueshme jeni dhe do të ndajë më shumë kohë për ju.
Bricjapi- 21.12-20.01
Një udhëtim intim do t’ju zbulojë shumë. Duhet të mbroni lirinë tuaj edhe nëse ekziston rreziku për grindje. Një person që ka aftësi si tuajat ka nevojë për sfida stimuluese. Është e rëndësishme që bashkë me partnerin të krijoni hapësirë për njëri-tjetrin. Nëse jeni mërzitur, bashkojuni ndonjë organizate. Sjelljet tuaja ndaj njerëzve që i doni do të ndryshojnë nëse do të keni më shumë kohë për t’u marrë me talentin tuaj. Është një situatë që do t’ju sjell shumë përfitime. Mos i prishni planet tuaja vetëm për t’ua bërë qejfin miqve ose të dashurit.
Ujori- 21.01-20.02
Shëndeti juaj është pak delikat. Është e rëndësishme t’i kushtoni më shumë kujdes gjumit dhe ushqimit. Nëse nuk e bëni do të përkeqësoni gjendjen shëndetësore. Pse t’i shkaktoni telashe vetes? Është koha t’i ktheheni një obligimi shoqëror. Kur të shkoni në shtëpi fikeni telefonin mobil dhe pushoni. Mos u merrni me gjërat familjare. Shëndeti juaj emocional mund të ndikojë në atë fizik. Nëse keni kaluar kohën duke u grindur me të afërmit, mos e bëni më.
Peshqit- 21.02-20.03
Argëtimi është duke ndikuar në për gje - gjësitë tuaja. E keni të vështirë të largoheni nga një person i dashur, por megjithatë duhet ta provoni. Një mik juaji ka nevojë për ndihmë që të gjejë një punë. Sa më shpejt që i ndihmoni, aq më mirë do të jetë për të. Mos u befasoni kur ju ofrohet një punë, pasi keni treguar shpirtin tuaj zemërgjerë. Këtyre ditëve është e vështirë të gjendet dikush që vlen. Për fat të mirë ju jeni tip shumë zemërgjerë dhe i çmuar.

















