

Sjellja juaj impulsive po ua dëmton një lidhje të afërt. Është e rëndësishme të merrni parasysh ndjenjat e një të afërmi apo partneri para se të bëni lëvizje të rëndësishme. Edhe pse ju pëlqen pavarësia juaj, duhet të lini mënjanë lirinë për hir të aleancës. Duke bërë disa sakrifica personale për personin tjetër, do të fitoni edhe përkrahjen e tyre. Bëjeni mision të mësoni artin e bukur të kompromisit.
Demi- 21.04-20.05
Keni kujdes të mos punoni shumë. Duke e shtyrë veten në një pikë që s’mund ta përballoni, mund të sëmureni. Nëse jeni të lodhur, pushoni. Kalojeni një ditë apo dy larg detyrave të zakonshme sepse do të jetë terapi e mirë. Nëse dikush guxon t’ju akuzojë që po tregoheni përtacë, ftojeni të merret me përgjegjësitë tuaja. Nuk ka mënyrë më të shpejtë sesa heshtja ndaj kritikave. Jeni me fat që keni miq që ju duan dhe që janë të prirë t’ju ndihmojnë.
Binjakët- 21.05-20.06
Jeni plotësisht të vetëdijshëm për sharmin tuaj personal. Nganjëherë ju përdorni aftësitë bindëse për të marrë favore të veçanta. Mos e bëni këtë tani sepse mund të lini përshtypje të gabuar. Një person që ka simpati të madhe për ju mund të ngatërrojë qëllimet tuaja. Ky person do të shkojë përtej detyrave për ju. Në kthim për këtë nuk do të marrë asgjë më tepër sesa një buzëqeshje prej jush.
Gaforrja- 21.06-20.07
Nuk po ju pëlqejnë përpjekjet e një të afërmi për t’i kontrolluar vendimet tuaja. Nëse keni dëshirë të liroheni nga ndikimi i tij, duhet të caktoni kufij të shëndoshë. Mos pranoni telefonata për një kohë. Asnjëherë mos u lejoni anëtarëve të familjes ta komentojnë jetën tuaj intime. Mbi të gjitha, gjeni një mënyrë për të jetuar pavarur. Mbështeteni veten sepse do të ngrini vetëbesimin tuaj. Do ta keni më të lehtë të mbani edhe të tjerët afër vetes.
Luani- 21.07-20.08
Keni kujdes të mos nguteni me konkludime për një koleg. Dikush që është sjellë çuditshëm, ka pasur eksperienca të tmerrshme. Nëse tregoni mëshirë ndah tij do t’ia lehtësoni shumë situatën. Nëse merrni kritika negative për një projekt, mos i merrni afër zemrës. Ka shumë mundësi që këto vërejtje janë të merituara. Një person që është xheloz për talentin tuaj kreativ po bën përpjekje t’ua zvogëlojë entuziazmin.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Një blerje impulsive do të ju shkaktojë pendesë. Nëse e shihni një artikull të shtrenjtë, të paktën prisni bile një ditë para se ta blini. Entuziazmi juaj do të ngadalësohet më shpejt seç mendoni. Ose mund ta gjeni të njëjtin artikull për një çmim më të ulët, pasi të bëni pak hulumtime. Dikush po ju kërkon një dhuratë të shtrenjtë? Mos bini pre e shantazheve emocionale. Ju meritoni të duheni për atë që jeni, jo për çfarë mund të blini.
Peshorja- 21.09-20.10
Keni humbur durimin për një renovim brenda shtëpisë që nuk po ecën aq shpejt sa dëshironi. Nëse e ngutni punën vetëm sa do të bëhen gabime. Besojini një profesionisti kur ju thotë se nevojitet kohë për ta kompletuar gjithë punën. Është po ashtu e rëndësishme të keni një qasje më të shkëputur ndaj një të afërmi. Nëse i detyroni për një zgjidhje të caktuar do të mund të shkaktoni telashe serioze.
Akrepi- 21.10-20.11
Mos lejoni imagjinatën të largohet. Nëse dëgjoni ndonjë thashetheme, mos gjykoni. Nuk ka rëndësi a ju pëlqen a jo. Duke mbajtur punët për vete do ta shpëtoni veten nga turpërimi. Një person që ndodhet në rrethin tuaj social po kërkon telashe. Në vend se të tërhiqeni në dramën e tij, kanalizojeni energjinë në një projekt më personal. Nuk është e rëndësishme nëse po lansoni një regjim ushqimi apo po ndërroni stilin.
Shigjetari- 21.11-20.12
Mund të dëmtoheni nëse shkoni sipas turmës. Është më mirë të marshoni vetë edhe nëse ju pëlqen shoqërimi me të tjerët. Gjëja e fundit që dëshironi është të ju dëmtohet emri. Nëse përfshiheni në një plan të keq do të dëmtoni reputacionin. Njerëzit do të ju shohin krejtësisht ndryshe dhe do të ju bëjnë të ndiheni të izoluar. Kurdo që keni dilema, dëgjojeni ndërgjegjen.
Bricjapi- 21.12-20.01
Natyra juaj garuese po i largon njerëzit prej jush. Kurdo që e shihni se dikush ka talent është mirë ta lavdëroni. Nëse provoni t’ia tejkaloni shkathtësitë vetëm sa do ta bëni të ndihet keq. Jo vetëm që do të dështoni por edhe do të dukeni budallenj. Të gjithë janë këtu për të kontribuar me dhuntitë e tyre unike. Duke vepruar si përkrahës dhe jo rival, do të krijoni bashkëpunime të rëndësishme që zgjasin gjithë jetën.
Ujori- 21.01-20.02
Është vështirë të kapni kultura të ndryshme. Besimet e thella të dikujt mund të ofendojnë tuajat. Në vend se të zhyteni në këto dallime, provoni të ndërtoni disa ura. Pasi të bëni disa përpjekje për ta njohur këtë individ, do të zbuloni interesa të përbashkëta. Sapo të diskutoni për shkrimtarët e preferuar apo muzikantët edhe barrierat mes jush do të zhduken. Në këtë pikë mund të punoni lehtë bashkë.
Peshqit- 21.02-20.03
Shumë shpejt do t’i vijë fundi një lidhjeje. Është ndjenjë stresuese ta kuptoni se një mik i afërt më nuk do të jetë pjesë e jetës suaj. Lëreni veten të vuani për këtë. Është e natyrshme që do të mërziteni nga kjo ndarje. Pasi t’ia lejoni vetes të vajtoni do ta kuptoni vlerën e gjithë kësaj. Kur jeni të rrethuar me njerëz që ndajnë qëllimet, besimet e vlerat e njëjta me ju do të ecni përpara.

















