

Dashi
21.03-20.04
Duhet të ngrini aktivitetin profesional. Nëse e angazhoni gjithë energjinë në punë do të dëmtoni disa lidhje. Nuk ka rëndësi nëse jeni beqar apo të lidhur. Partneri juaj e meriton vëmendjen tuaj kohë pas kohe. Derisa të mos merrni pushim nga puna, do të vazhdoni të keni telashe të mëdha. Arritja e suksesit fantastik në karrierë nuk është e vlefshme, nëse nuk mund ta ndani fitoren me njerëzit, që ju duan vërtetë.
Demi
21.04-20.05
Nuk është mirë të diskutoni për besimet tuaja filozofike dhe fetare. Jeni lodhur duke i justifikuar parimet tuaja para njerëzve, që nuk i kanë ato. Fundja, nuk është punë e askujt të vlerësojë besimet tuaja. Ju keni zhvilluar metodat për të përfunduar këto biseda. Nëse nuk i merrni shumë seriozisht do të kuptohet se nuk doni të vazhdoni tutje. A po krijohen situata të pakëndshme në ambientin e punës? Bëni ndonjë ankesë zyrtare tek burimet njerëzore.
Binjakët
21.05-20.06
Telashet serioze me të ardhurat e partnerit, një trashëgimi apo taksa do të paraqiten shpejt. Kjo situatë kërkon qasje serioze. Është mirë të takoni ndonjë ekspert parash, që do t’ju ndihmonte të hartoni një strategji përmes së cilës mund të mbroni veten. Do të ju kërkohet të bëni disa sakrifica. Prandaj është e rëndësishme të krijoni unitet. Kurdo që shkoni në të njëjtin drejtim, do t’i tejkaloni këto telashe dhe do të ndiheni më të fortë se asnjëherë.
Gaforrja
21.06-20.07
Duhet të mendoni me kujdes, para se të largoheni nga një koleg apo partner. Nuk ka asgjë më të keqe sesa të jeni vetë. Nëse bëni kompromis për hir të harmonisë, do të keni telashe me veten. Në vend se të keni mundësi të përmbushni gjithë potencialin, do të ndiheni si dështakë. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të bëni derisa nuk e provoni. Nëse jeni me dikë, që vazhdimisht ju kritikon, është koha t’i ndani gjërat.
Luani
21.07-20.08
Është e rëndësishme të bashkëpunoni me kolegët. Mund të mos i pëlqeni disa njerëz të caktuar në punë, por ky nuk është arsyetim për të mohuar progresin e tyre. Kurdo, që ju kërkohet të bashkëpunoni me dikë apo t’i jepni materiale, tregohuni bashkëpunues. Nuk është e thënë të bëheni miq të ngushtë, por mund t’i ndihmoni. Askush nuk do t’ju akuzojë se jeni hiperkritik, nëse e bëni punën si duhet.
Virgjëresha
21.08-20.09
Keni kujdes të mos ia lëndoni zemrën dikujt. Miku juaj mund të jetë jopraktik dhe i padisiplinuar, por kritikat konstante nuk do t’i kontribuojnë situatës. Jepni më të mirën nga vetja për t’ia dhënë mundësinë të dëshmohet. Kurdo që ka kohë të vështira, mbani heshtjen. Në vend që t’i shpëtoni, lëreni të gjejnë zgjidhje për problemet e veta. Duke dëshmuar besim në aftësitë e këtij personi, do të rrisni nivelin e maturisë siç nuk e keni menduar të mundshëm.
Peshorja
21.09-20.10
Nëse i futeni një sfide me familjen duhet të shkoni deri në fund. Gjëja më e mirë, që mund të bëni për veten është të pavarësoheni financiarisht. Kurdo që jeni në gjendje ta mbani veten, mund të bëni zgjedhje tuajat pa pasur nevojë të justifikoni sjelljen. Jeni duke u përballur me ndonjë sëmundje dhe po vareni tek të afërmit për para? Mendoni t’i bashkoheni një grupi përkrahës. Nëse takoheni rregullisht me njerëz, që kanë telashe të njëjta do të jetë terapi e mirë.
Akrepi
21.10-20.11
Do të dëmtoni lidhjet me të tjerët, nëse gjithçka bëni sipas planifikimit. Gjithmonë ju ka pëlqyer befasia. Nëse e lini punën apo e vëreni një sjellje të turpshme të një zyrtari ligjor do të mund të dëmtoheni edhe ju. Dëshira për hakmarrje është e kuptueshme. Dikush që ka qenë duke ju ngacmuar nuk meriton trajtim të mirë. Edhe pse është tunduese ta ndaloni këtë person, do të mund të përfundoni keq edhe ju. Merrni rrugën e duhur.
Shigjetari
21.11-20.12
Sjellja egoiste mund të ju dëmtojë lidhjet e afërta. Jeni në një pozitë shumë më të mirë financiare sesa shumica e miqve tuaj. Tregohuni më të ndjeshëm ndaj njerëzve, që i doni kurdo që ju propozojnë të dilni me ta. Në vend se t’i kërkoni t’ju takojnë nëpër restorante të shtrenjta, shtroni një darkë për ta. Nëse dikush ju ka borxh para por ndodhet në pozitë të keqe financiare, faljani borxhin. Është mirë t’i ndani të ardhurat.
Bricjapi
21.12-20.01
Shefi juaj është duke u frikësuar nga personaliteti juaj komandues. Është e qartë, që jeni më të aftë sesa ky epror. Edhe nëse nuk keni qëllim t’ia zini vendin e punës, prezenca juaj po konsiderohet kërcënim për të. Do të ishte më mirë për ju, të ndërroni pozitën e punës. Nuk mund të shpenzoni energji duke marrë urdhra nga dikush, që ka shkathtësi më të pakta sesa ju.
Ujori
21.01-20.02
Nëse jeni duke u sfiduar me një telash serioz, provoni ta fshihni. Nuk është e thënë, se duhet të postoni diçka në rrjete sociale për këtë, por duhet të besoni në disa miq të paktë. Ata do t’ju inkurajojnë të merrni ndihmën profesionale, që ju duhet. Nuk është mirë të bini viktimë e abuzimit apo obsesionit. Edhe nëse e bëni këtë, nuk është dështim, por është shenjë, që duhet të bëni ndryshime. Puna me dikë, që ka përvojë në këshillimin e të tjerëve është esenciale për suksesin tuaj.
Peshqit
21.02-20.03
Mospajtimet fondamentale me miqtë do t’ua tronditin pak rrethin shoqëror. Nuk keni më dëshirë të toleroni vërejtjet ofenduese dhe sjelljet e këqija. Sa më shpejt që largoheni nga ky grup problematik, aq më të lumtur do të ndiheni. Disa persona do t’ju akuzojnë se po tregoheni egoist. Nuk është e vërtetë. Ka kohë që i vendosni nevojat e tjerëve para tuajave. Është koha të mbroni interesat tuaja. Kjo nuk është egoizëm: është e shëndetshme./koha.net

















