

Ndiheni të izoluar nga turma dhe kjo po ndodh, sepse ju mungojnë përvoja dhe njohuritë. Në vend se të fshihni dobësitë tuaja, është më mirë të përqendroheni në pikat tuaja të forta. Jeni inovator të guximshëm që mund të eksploroni horizonte të reja. Edhe pse i respektoni traditat, nuk do të ngurroni t’i lini anash për sisteme më efikase. Disa tipa konservatorë do të ankohen për injorancën tuaj ndaj traditave të caktuara, por nuk kanë nevojë të jenë aq snobë. Ju keni talent unik shumë të vlefshëm.
Demi- 21.04-20.05
Po ndiheni sikur nuk jeni duke u tërhequr nga një qëllim. Po ju duket se po punoni dhe shpresoni por pa dobi. Duhet të kanalizoni energjinë tuaj në përfitimin e parave. Një partner ose koleg pune do t’ju ofrojë ndihmë financiare, por ju duhet të tregoheni më të pavarur. Një mik që ka punë të mirë, do t’ju ftojë në kompaninë e vet. Sigurohuni që të merrni një pozitë që do t’ua rikthente besimin.
Binjakët- 21.05-20.06
Një person me autoritet është duke përfituar nga bujaria juaj. Sa herë që ka shumë punë, ju paraqiteni vullnetar për t’i bërë këto punë. Kjo ka bërë që ju zakonisht të kryeni pjesën më të madhe të punëve, ndërsa shefi juaj të ketë gjithçka të gatshme. Ju meritoni kompensim për kontributin tuaj. Nëse punëdhënësi juaj nuk jua shpaguan mundin, filloni një biznes tuajin. Miqtë tuaj do të tregohen të gatshëm t’ju ndihmojnë.
Gaforrja- 21.06-20.07
Keni lënë anash anën shpirtërore dhe kjo gjë është dekurajuese. Është e vështirë të ushqeni shpirtin kur keni aq shumë punë me përgjegjësi. Puna është shumë e rëndë dhe ju nuk do të mund të vazhdoni në këtë mënyrë. Shkurtojeni orarin tuaj dhe lini vetes kohë për të bërë diçka kreative. Luani muzikë, shkruani tregime ose pikturoni për të larguar depresionin. Shumë shpejt, dashuria juaj jetësore do të kthehet dhe do të ndieni më pak frikë për të përballuar përgjegjësitë e mëdha.
Luani- 21.07-20.08
Mos i përzieni miqësinë me financat. Nëse keni nevojë për borxh, kërkojeni në bankë. Ose gjeni një punë që paguhet mirë. Kjo nuk është e lehtë por ju keni kontakte të shumta profesionale. Një pozitë që ka të bëjë me menaxhimin e pronës, me banka ose prodhim, do të ishte e përshtatshme. Jo vetëm që do të merrni një pagë mbresëlënëse por do të keni përfitime të tjera të mëdha. Kjo nuk do të jetë e përhershme por të paktën do të jetë lehtësim në këtë krizë financiare.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Shefi juaj nuk do të mbajë një premtim dhe kjo po ju shkakton probleme në jetën private. Dëgjoni këshillat e mikut të ngushtë ose të dashurit tuaj. Ata ju flasin nga zemra. Gjetja e një pune të re do të jetë më e lehtë sesa e mendoni. Një mik juaji i vjetër do t’ju tregojë si të bëni para me talentin tuaj. Shkruani, jepni mësim ose bëni hulumtime që do të ishin fitimprurëse. Kërkoni një punë që do t’ju mundësonte të punoni nga shtëpia. Jeni lodhur me ballafaqimin me politikat e zyrës.
Peshorja- 21.09-20.10
Është e vështirë të gjeni punë që është në përputhje me përvojën tuaj. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga qëllimet e karrierës, por është e nevojshme t’i rishqyrtoni ato. Kërkoni një pozitë në ndonjë spital, agjenci qeveritare ose universitet. Këto punë do t’ju mbrojnë nga pasiguria ekonomike. Po ashtu do të krijoni kontakte me njerëz të cilët do të zbulojnë talentin tuaj krijues. Shumë shpejt do të fitoni rast për intervistë për një punë që jua do zemra.
Akrepi- 21.10-20.11
Një person i afërm nuk do të vlerësojë krijimtarinë tuaj dhe kjo do t’ju lëndojë. Ju keni dëshirë të zhvilloni një ide se si të bëni para, por nuk do të gjeni shumë mbështetje. Nëse jeni duke shkruar për një sukses të një sipërmarrjeje të jashtme, duhet të mbështeteni në burimet tuaja. Për fat të mirë, keni talent dhe kontakte për të shkuar larg. Mos u merrni me zërat negativë dhe akordohuni me intuitën tuaj. Ju nuk keni nevojë për aprovimin e askujt për të ndjekur një ëndërr.
Shigjetari- 21.11-20.12
Në shtëpi nuk do ta gjeni qetësinë që e dëshironi. Njerëzit do të vazhdojnë të ndërhyjnë në privatësinë tuaj. Është e lodhshme, por duhet të trajtoni një emergjencë familjare. Shoku më i mirë ose i dashuri juaj nuk do të merret me këtë punë dhe kjo do t’jua komplikojë gjërat. Është vështirë t’i arrini të gjitha vetëm. Kur ndiheni se jeni duke u fundosur, fokusohuni në brendi. Merrni frymë thellë dhe kujtojani vetes se edhe kjo do të kalojë.
Bricjapi- 21.12-20.01
Energjia juaj është e ulët dhe për këtë pjesërisht i ka fajet dieta. Konsumoni me masë ushqime me yndyrë, sheqer e alkool, së paku për ditët e ardhshme. Ndjenja e lodhjes do të zhduket dhe shpejt do të ndiheni në formë. Duhet të qëndroni me një mik ose të afërm që do t’ju mbajë zgjuar deri në orët e vona. Por detyrimi për të pritur do t’ju duket fyes. Edhe koha juaj është e çmuar. Vendosni një kufi, sepse kështu do ta kurseni veten.
Ujori- 21.01-20.02
Burimet financiare janë të pakta dhe nuk do të mund të përballojnë një shëtitje luksoze me miqtë. Bëhuni të sinqertë kur ua shpjegoni arsyen. Mos pretendoni se keni shumë punë, sepse vetëm do ta vini veten në siklet. Pasi të afërmit tuaj të kuptojnë arsyen e vërtetë, ata do t’ju ndihmojnë. Një epror biznesi do të impresionohet me punën tuaj. Nëse keni nevojë për punë, flisni me të.
Peshqit- 21.02-20.03
Jeni pak të ndërgjegjshëm kur jeni para figurave me autoritet. Urreni të vlerësoheni në publik. Nëse dëshironi të arrini sukses, është e rëndësishme të hapni veten ndaj kritikave. Do të merrni këshilla të vlefshme lidhur me një projekt kreativ. Vizioni juaj është mbresëlënës por duhet të punoni më shumë në ekzekutim. Përsosja e teknikave do t’ju marrë pak kohë, por është përpjekje e vlefshme. Bashkëpunoni me një mësimdhënës të respektuar dhe ndiqni këshillat e tij.

















