
Hoqën dorë nga martesa, për të udhëtuar në gjithë botën
E Hënë 17 Prill 2017, 20:08
Dritare.net

Kështu që përgatitjet nisën, por një ditë para se të vendosnin të zgjidhnin unazën, çifti nga Nju Jorku, e gjeti veten duke pirë verë në Manhattan me mijëra dyshime. Martesa mund të ishte zgjidhja më e mirë, finalja e duhur për historinë e dashurisë.
Por ata nuk kërkonin një fund, kërkonin një fillim të ri, që të përbëhej nga qetësia dhe argëtimi. Duke menduar për të shkuarën e tyre, kuptuan që e kishin provuar atë lumturi vetëm në udhëtime, dhe për ta arritur këtë gjë punuan një vit të tërë.
Në atë pikë, nuk mbanin mend më se e kujt ishte ideja, por që të dy ishin plotësisht dakord. Ata nuk do të shpenzonin më para për dasmën, por do të festonin bashkimin e tyre në një udhëtim aventuresk rreth botës./dritare,net

















