
Hong Kongu përgatitet për përleshje të dhunshme për Vitin e Ri
Dritare.net

Organizatorët kanë planifikuar disa protesta gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit dhe ditës së 1 janarit, që pritet që të jenë të dhunshme, dhe të prishin festimet për Vitin e Ri 2020.
Një marshim i madh është lajmëruar me 1 janar, ndërsa policia ka dhënë leje.
Protestat në Hong Kong kanë nisur që në qershorin e 2019, ndërsa kanë tërhequr vëmendjen e botës, edhe për shkak të dhunës dhe pjesëmarrjes masive.
"Në Ditën e Vitit të Ri, ne duhet të tregojmë solidaritetin tonë ... t'i rezistojmë qeverisë. Shpresojmë që njerëzit e Hong Kongut të vijnë në rrugë për të ardhmen e Hong Kongut, "tha Jimmy Sham, një drejtues i grupit organizativ.
Protestat filluan në qershor që kundërshtonin një projekt-ligj të tërhequr tani që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, ku gjykatat kontrollohen nga partia komuniste dhe kanë evoluar në një lëvizje më të gjerë pro-demokracisë. / I.M-Dritare.net

















