Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e Jackie Coogan, aktorit dhe fëmijës milioner që u grabit nga prindërit e tij!

Historia e Jackie Coogan, aktorit dhe fëmijës milioner që u
Jackie Coogan lindi në një familje aktorësh në Los Angeles, në 1914-ën. Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit në një moshë të re dhe talenti i tij e bëri milioner. Por sipas ligjit, një fëmijë nuk mund t'i menaxhonte këto para dhe ai duhej t'ia besonte financat e tij prindërve. Jackie jetonte me 6 dollarë në ditë me mendimin se do t'i merrte të gjitha paratë sapo të mbushte 21 vjeç. Por ndryshe nga filmat, një fund i lumtur, në jetën reale është e rrallë.

Prindërit e Jackie, aktorët John dhe Lillian, i mësuan djalit të tyre gjërat që ata dinin më mirë, aktrimin, kërcimin dhe këndimin. Për herë të parë performoi në skenë në moshën 4-vjeçare me një kërcim të quajtur shimmy. Ky debutim i dha atij një shans për të vazhduar karrierën si aktor së bashku me prindërit e tij.

Më 1919, ai u vu re nga Charlie Chaplin. Filmi i Chaplin-it "Skinner’s Baby" ishte  puna e parë e rëndësishme e Jackie në kinematografi. Në moshën 9-vjeçare, ky fëmijë ishte bërë një nga aktorët më të paguar në Hollywood.

Prindërit e tij vendosën të krijojnë kompaninë, Jackie Coogan Productions, që prodhoi 33 filma. Jackie fitoi rreth 4 milionë dollarë në total përmes kësaj kompanie (është afërsisht 50 milionë dollarë sot). Po ligjet nuk lejonin që një fëmijë 12-vjeçar të kontrollonte kaq shumë para, prandaj babai i tij u zotua se do t'i mbante paratë deri sa djali i tij të rritej.

Por sa më shumë rritej, aq më pak kërkohej Jackie për filma. Një bashkëpunim me Metro-Goldwyn-Mayer pati një fund të pasuksesshëm për karrierën e ardhshme të djalit. Babai i tij kërkonte që i biri të paguhej shumë dhe drejtori i studios së filmit vendosi ta hiqte qafe Jackie, gjithashtu ndaloi kompanitë partnere që të punonin me të.

Tashmë interesimi për Jackien si aktor ishte inekzistent. Ai u përjashtua nga universiteti për shkak të sjelljes. Kështu që vendosi të presë derisa të mbushte 21 vjeç për të marrë paratë e tij dhe të fillojë një jetë të re.

Në vitin 1935 Jackie, babai i tij dhe 3 anëtarët e kompanisë u përfshinë në një aksident ku vetëm Jackie mbijetoi. Menjëherë pas kësaj, nëna e tij u martua me Arthur Bernstein, i cili administronte kompaninë e djalit të saj. Këtu u fol për herë të parë se nuk do t'i ktheheshin paratë Jackie-s.

Karriera e tij në kinema mori fund dhe nuk kishte më para për të jetuar. Nëna dhe njerku nuk po i jepnin më djaloshit atë 6 dollarëshin që merrte çdo ditë. Më vonë u mor vesh që  ata i kishin shpenzuar 4 milionë dollarët, duke menduar se Jackie do të fitonte më shumë.

Në 1938, 24-vjeçari Jackie i çoi prindërit e tij në gjyq dhe i paditi që nuk mbajtën premtimin e tyre, për t'i mbrojtur dhe kthyer pasurinë, shkruan dritare.net

Nëna e tij këmbënguli që ajo nuk i dha premtime Jackie. Sidoqoftë, ajo shpejt i tërhoqi ato fjalë kur avokatët e Coogan e njoftuan se, në këtë rast, ata nuk do të kishin pasur të drejtën të menaxhonin paratë e tij. Pastaj Lillian vendosi të këmbëngulë në faktin se nuk mund t'i besosh para një personi të tillë të papërgjegjshëm dhe se ai në të vërtetë fitoi shumë më pak, rreth 1.3 milion dollarë.

Hetimi zgjati një vit e gjysmë, por faktet dhanë fitoren e Jackie.

Me urdhër të gjykatës, Jackie mori 126,000 dollarë, një shtëpi e vjetër në Los Angeles dhe të drejtat për disa nga filmat e tij, të cilat nuk mund të sjellin më të ardhura. Paratë u shpenzuan shpejt për avokatët dhe borxhet. Pjesën tjetër të tij, ai investoi në një biznes, servis riparimi makinash, por edhe këto para humbën.

Më 1941, Coogan u bashkua me ushtrinë për të fituar para për të mbijetuar. Ai shërbeu atje për 5 vjet, por mendimet e tij për kinemanë nuk e lanë kurrë, megjithëse kthimi në atë biznes nuk dukej real.

Ai bëri punë të ndryshme, deri sa në vitin 1947, mori pjesë në një film. Coogan filloi të shfaqej vazhdimisht në role episodike dhe të vogla deri në momentin kur "Familja Addams" filloi të xhirohej në vitin 1964. Këtu ai u bë përsëri i famshëm dhe këtë herë nuk ishte për shkak të filmave të tij të fëmijërisë, por falë rolit si Xhaxha Fester në komedinë e zezë.

Jackie Coogan vdiq në 1 mars 1984, në moshën 69-vjeçare, nga sulmi në zemër. Karriera e aktorit ishte larg të qenit e suksesshme si të famshmit e tjerë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net