Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Historia tragjike e firmëtarit të Pavarësisë që i hapën varrin për florinj!

Historia tragjike e firmëtarit të Pavarësisë që i

Gazetari Ylli Polovina i ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku, Dritare TV foli për historinë tragjike të jetës, së Iliaz Bej Vrioni, kryeministri i 5-të i shtetit shqiptar.

“Iliaz Vrioni vdiq në Paris, ku u mbajt ceremonia e zakonshme dhe u bënë faljet. Pas kësaj, trupi i tij nga Parisi u nis drejt Durrësit, kaloi detin nga Bari, dhe arriti në Berat i balsamosur. Në Berat i bënë një tyrbe ku do t’i vendosej trupi, dhe çdo të dielë, familjarët shkonin aty për ta nderuar.

Ministria e Jashtme pagoi për të gjitha shpenzimet, përfshirë ustallarët. Flasim për vitin 1933. Varri i tij u vendos në qendër të Beratit, te Xhamia e Plumbit. Befas, një ditë, disa persona erdhën dhe e shqyen varrin. Ata prishën tyrben dhe hapën sarkofagun, trupi u shpërbë menjëherë. Ai kishte veshur kostumin dhe kravatën, por dhëmbët i kishte prej floriri. Një polic, me këpucën e tij të rëndë ushtarake, goditi kokën dhe shkëputi 4-5 dhëmbë prej floriri dhe i futi në xhep.

Masakër!

Trupin e tij e hodhën në një karrocë dhe prej këtu fillon enigma për trupin e tij. Një variant është se trupin e hodhën në lumë, ndërsa në një tjetër variant njerëzit thonë se trupi u hodh në një gropë dhe u mbulua aty. Sipas variantit të parë, thuhet se i shqyen trupin për të kërkuar nëse kishte florinj të tjerë.

Ky është një nga 8 kryeministrat që nuk ka varr”, tha diplomati në DritareTV./K.K-dritare.net