
Si më arrestoi Berisha në vitin 1996! Flet diplomati
Dritare.net
Diplomati dhe gazetari Ylli Polovina i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV foli për arrestimin nga ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 1996, për një shkrim.
Ylli Polovina: Ka qenë e habitshme sepse unë në atë kohë po kaloja bronkopneumoni dhe ishte dita e parë që shkoja në shkollë. Isha mësues në një gjimnaz në Berat. Pasi mbarova mësimin, kur dola vura re një makinë dhe një person që rrinte në këmbë jashtë makinës. E kuptova që më po më ndiqte mua. Ishte vetë shefi i SHIK-ut të Beratit. Ka qenë data 28 shkurt 1996. Kur shkova në shtëpi erdhën te dera e shtëpisë. Në shtëpi ishin vetëm vajzat.
Roland Qafoku: Ju kishit bërë një shkrim në gazetën “Populli Po”. Sa ditë kishit që e kishit publikuar?
Ylli Polovina: Kisha 3-4 ditë. Madje ata kishin shkuar edhe në redaksinë e gazetës Po, sepse mendonin që unë isha atje, dhe donin të më arrestonin në flagrancë. Unë nuk punoja atje. Bomba me thonjëza sepse shkrimi ishte në favor të Berishës edhe u vërtetua. Domethënë Ballkani po trazohej. Se kush e trazonte nuk ishte puna ime ta gjeja, por unë po thosha të vërtetën, që bomba po trazohej. Unë thashë që bomba që ra në Shkup, mund të bjerë dhe në Tiranë. Erdhën dy persona në shtëpinë time dhe më thanë që do vish pak me ne. I thashë bashkëshortes Bardhës mos u shqetëso këta janë beratas, nuk do më gjymtojnë, sepse njëri prej tyre ishte nga Berati.
Më morën dhe më dërguan në degën e brendshme në Berat. Sa hyra brenda, 2 policë të veshur me jelekë antiplumb dhe me kallashnikov më vunë në mes dhe më shtyn në makinë. Eca ngadalë dhe i pyeta: Ku po më çoni? Përse më keni arrestuar?
Përgjigjja ishte: Mbylle gojën! Mbylle gojën!
“Më dërguan tek Ura Vajgurore, më vendosën prangat dhe më dërguan në Tiranë. Këtu më futën në një bunker në Laprakë. Fati i mirë kisha marr 4 kokrra aspirina me vete, kalova disa orë me ethe. Erdhi SHIK-u, më mori dhe çuan në Drejtorinë e Policisë. Aty më dërguan në katin e 3-të dhe më mbajtën në një dhomë sekrete për 2 ditë. Më thoshin ti e ke hedhur bombën. Gruaja më kërkonte në Tiranë tek gjyqtarët, prokurorët por nuk i thoshin gjë, nuk e dinte njeri ku isha. Pasi kaluan 2 ditë e dy net i thash nëse gjykoni dhe besoni se jam fajtor më çoni në burg, aty nuk mund të rrija ishte ftohtë, flija në tokë.
Më kanë dërguar në burgun 313. Pas dy tre ditësh dola në gjykatë me masë sigurie dhe akuzën terrorist. Aty bëri bujë në gazeta ngjarja dhe më ndihmuan shumë, dolën të gjithë në mbrojtje, bënin kronikë kur un isha në burg brenda. Më liruan në sallën e gjyqit pas 13 ditësh burg, por ishte e planifikuar 2 vjet. E gjitha kjo ishte e planifikuar nga Berisha vetë, sepse për 2 muaj ishin zgjedhjet e 26 majit. Isha anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë Socialistë dhe njëkohësisht shef i Komisionit të Medias së Partisë Socialiste. Nano ishte në burg dhe le të themi se ai më shpëtoi pasi bëheshim 2 brenda në burg. Unë isha i arrestuar si socialist jo si gazetar, ata gjetën pretekstin dhe dolën blof, të gjithë e kuptuan këtë gjë.”-u shpreh Polovini për Dritare Tv./dritare.net

















