Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hiqni dorë nga qeset plastike, 1 milionë e gjysmë lekë gjobë nese kapeni me to

Hiqni dorë nga qeset plastike, 1 milionë e gjysmë lekë

Janë hedhur për konsultim nga qeveria, disa amendamente në lidhje me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Sipas disa shtesave, prej datës 1 qershor 2020, ai që  hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, do të gjobitet nga 1 deri në 1.5 milioën lekë.

Amendamentet përcaktojnë qartë se:

Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë)  lekë./ I.M-Dritare.net