Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hetimet për ndërtimet në Durrës/ 35 të shoqëruar në polici

Hetimet për ndërtimet në Durrës/ 35 të shoqëruar
Policia ka nisur aksionin e arrestimeve, në kuadër të hetimeve të tërmetit të 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish.

Deri më tani janë shoqëruar 35 persona, përfshirë, drejtorin e Kavalishencës, Ahmed Doda, nëndrejtori, Kujtim Hasa, Arben Isaku nëndrejtori i Kadastrës, Flamur Gjuzi, ish-drejtori i legalizimeve, Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastrën e Durrësit, Artemis Malko punonjës terreni, ndërtues, arkitektë dhe inxhinierë.

Në listën e personave të arrestuar, në kuadër të hetimeve të tërmetit, janë edhe pronarët e Vila Palmës, Dëshira dhe Arben Qato.

Vila e tyre, u rrënuar totalisht pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbi jetën babai i Arbenit.

Ndërsa djali i tij u shpëtua, pasi qëndroi 25 orë nën rrënoja.

Po kështu në media, raportohet se në pranga ka rënë edhe pronarët e hotelit Mira Mare dhe Artur Terziu, pronari i 'Bar Barons'./L.F-dritare.net