Heshtja e Prokurorisë për pallatet e rrëzuara, një rast i paprecedentë

Nga Av Denisa Daka

Tragjedia e shume familjeve qe u perballen me termetin rezultoi perveç te tjerave te ishte e paralajmeruar!

Shume banesa u shpallen te pabanueshme pas termetit te 21 shtatorit, por askush nuk mori masa qe keta banore te mos jetonin serish ne keto kulme mortndjellese.

Pallati ne Thumane ish nje prej tyre, ne te cilen familja Cara u shua teresisht, shume te tjera ne rradhe gjithashtu.

Nje pallat në Lezhë pothuaj krejt i shembur por “brenda garancise”, rezulton te jete riparuar me shpejtesi nga investitori për të “shmangur” përgjegjësitë.

Te gjithe keta banore fatkeqe, denuar nga fati disa here rradhazi, u shprehen  të frikësuar pas termetit te 21 shtatorit pasi demet ishin te konsiderueshme, jeta e tyre e rrezikuar gjithashtu.

Mosveprimet ne radhe te strukturave pergjegjese, perpos fatkeqesise natyrore, prodhuan te gjitha bashke kete tragjedi te pashoq.

Investitore, ndertues e te tjere ne radhe, pa kriter e mase, krijuan nder vite kete masaker urbane e cila me shume gjase do te prodhoje te tjera tragjedi ne vijim.

LEXO DHE :  Duart dhe këmbët ju mpihen e ndryshojnë ngjyrë kur është ftohtë? Vuani nga kjo sëmundje!

Keto indicie duhet te sherbenin doemos e menjehere qe akuza te niste “kryesisht” nje hetim te shpejte e te thelluar, duke dorezuar para drejtesise sa me pare pergjegjesit e gjithekesaj.

Nje grup i posaçem nga akuza me ne krye Prokuroren e Pergjithshme duhet te ishte ketu prej ditesh per te keqyrur nga afer pasojat e ketyre veprimeve te renda, duke vleresuar pergjegjesite e secilit prej inxhiniereve, zbatuesve, ndertuesve, supervizoreve, kryebashkiakeve e shume te tjereve ne radhe, te cilet perligjen kete situate te pashoq.

Heshtja e mosveprimi  po vrasin dy here rradhazi secilin prej viktimave ketu, familjaret e tyre gjithashtu.

Ndersa solidariteti njerezor mes shqiptareve do te mbahet mend si unikal keto dite te veshtira, heshtja dhe mosveprimi i te gjithe atyre qe kishin detyrim te vepronin posacerisht, do te lene gjurme te forta tek sejcili prej nesh./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.